E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Mbështesim sovranitetin e Kosovës

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dënuar dhunën në Kosovë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka deklaruar se LSI-ja, inkurajon qeverinë dhe autoritetet legjitime të shtetit të Kosovës, të përmbushin detyrimet, që burojnë nga Kushtetuta.

Po ashtu, Luan Rama theksoi se akte të tilla dhune nuk i shërbejnë klimës së fqinjësisë së mirë. “Të zhvillohet dialogu mes këtyre dy shteteve në përputhje me interesat evropiane të të dy popujve, dhe mbi platformën e partneritetit të ngritur mbi rekomandimet e BE-së”, u shpreh ai, për të shtuar se kjo është zgjidhja e vetme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›