Tritan Shehu: “Dialogu politik, realizohet në Parlament”
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërkohë i ka bërë thirrje opozitës, që të bashkëpunojnë për të arritur zgjidhje brenda kuadrit ligjor. Deputeti i Partisë Demokratike vuri në dukje se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në respekt të plotë ndaj kornizës ligjore në Shqipëri, ndërsa ardhja në Parlament, përbën çelësin e zgjidhjes. Për të, mazhoranca ka bërë lëshime, por opozita nuk duhet të kërkojë zgjidhje në rrugë, duke i hapur rrugë një sërë kompromisesh. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Shehu deklaroi se marrja e statusit të vendit kandidat nuk është një betejë e humbur, por opozita duhet në mënyrë emergjente ti japë fund bojkotit, pasi dëmton imazhin e vendit.