Topi Anetaret e Kolegjit me imunitet te vecante KLD nuk ka kompetenca

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës, Mimoza Koçiu bëri publike sot në mesditë një deklaratë për shtyp të Kreut të Shtetit lidhur me mbledhjen e sotme të KLD-së
“Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ndjekur me vëmendje të veçantë debatet publike dhe institucionale që lidhen me shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.
Presidenti Topi miratoi kërkesën e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor për të përfshirë letrën e tyre në rendin e ditës së mbledhjes së radhës të KLD-së.
Miratimi i kësaj kërkese nuk ka për qëllim të marrë përsipër zgjidhjen e pretendimeve të tyre, të cilat nuk janë kompetencë e KLD-së.
Ato nuk mund të jenë objekt zgjidhjeje në KLD, pasi ligji ka përcaktuar qartësisht mënyrën dhe organin ligjor ku mund të adresohen.
Në rastin më të mirë, KLD-ja, duke marrë shkas nga kjo letër, mund, dhe duhej të debatonte mbi shkaqet që lidhen me dukuritë e shfaqura dhe mund të dalë me propozime konkrete për ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen”, tha ajo.
Duke shtuar se me këtë rast, Presidenti i Republikës rikujton se me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, institucioni i Presidentit dhe i KLD-së është përjashtuar nga e drejta e përfaqësimit në KQZ duke i dhënë procesit të administrimit zgjedhor natyrë bipartiake.
“Njëherësh, Kodi Zgjedhor u ka njohur imunitet të veçantë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke i përjashtuar ata nga çdo kompetencë funksionale e KLD-së.
Në këtë mënyrë, Kolegji Zgjedhor dhe aktiviteti i tij nuk kanë lidhje organike dhe funksionale me Institucionin e Presidentit dhe të KLD-së, gjë që vetvetiu nënkupton mungesën e kompetencës ligjore të KLD-së për të trajtuar shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit.
Lidhur me praninë ose jo të Presidentit të Republikës në mbledhjen e radhës së KLD-së, kreu i Shtetit deklaron se në përputhje me kompetencat kushtetuese ka ushtruar në çdo kohë funksionet e Kryetarit të KLD-së.
Prania ose delegimi i drejtimit të mbledhjeve të KLD-së sipas ligjit, lidhet me gjykimin e Presidentit të Republikës mbi rendin e ditës. Në rastet kur çështjet në rendin e ditës kanë qenë tërësisht teknike, Presidenti i Republikës e ka deleguar drejtimin e mbledhjes duke respektuar aftësinë e anëtarëve të KLD-së për ekpsertizë dhe gjykime profesionale. Mbledhja e sotme është caktuar ditë më parë me një rend dite të karakterit thjesht teknik”, përfundoi ajo.