E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime te reja ne qeveri Bumci ministri i ri i Turizmit dhe Halimi minister i ri Drejtesie

Dy ditë para mbylljes së sesionit parlamentar, kryeministri Berisha ka propozuar dy ministrat e rinj për vendet vakante në kabinetin e Këshillit të Ministrave.

Eduart Halimi, u emërua si ministër i Drejtësisë, ndërsa Aldo Bumçi për tek ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Halimi shkon tek një dikaster që e njeh mirë, pasi më parë ka mbajtur postin e zëvendësministrit, ndërsa Aldo Bumçi, merr postin që la Ferdinand Xhaferri pasi garoi për kryetar të Bashkisë së Durrësit.

Lëvizjet në kabinet u bënë pikërisht për shkak të dorëheqjeve të ministrave para zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, por ky post, u zëvendësua para zgjedhjeve, kur kryeministri vendosi të çonte Bujar Nishani tek ministria që ai kishte drejtuar suksesshëm dhe më parë në periudhe zgjedhjesh.

Posti i ministrisë se Drejtësisë për ku u emërua Halimi dhe posti i ministrit të Kulturës, ku pritet të shkojë Bumçi, kishin mbetur deri tani vakant.

Pas dekretimit të tyre nga Presidenti, do të bëhet dhe votëbesimi në Parlament i ministrave të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›