E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Askush te mos kete iluzione zgjedhjet jane me 8 maj

Topi-Volfarth sot ne Presidence

Tirane 14 shkurt NOA-  Presidenti i vendit Bamir Topi u ka bere sot thirrje partive politike qe te pergatiten me seriozitet maksimal per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ne takimin e zhvilluar paradite me ambasadorin e OSBE-se Eugen Volfart kreu i shtetit ka theksuar se angazhimi i tij eshte per respektimin e Kushtetutes ne zhvillimin e procesit te ardhshem elektoral.

Gjate bisedes Presidenti i Republikes theksoi rendesine e madhe te ketyre zgjedhjeve per riperteritjen e perfaqesuesve te organeve drejtuese te pushtetit vendor. Gjithashtu Kreu i Shtetit shqiptar nenvizoi qendrimin e tij te palekundur per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara sipas afateve kushtetuese me 8 maj 2011 duke u bere thirrje partive politike qe ti vleresojne ato me seriozitet maksimal thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences.

Nga ana tjeter Topi ka vleresuar ndihmesen dhe kontributin e vazhdueshem te OSBE-se ne demokratizimin e institucioneve shqiptare forcimin e shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe ne kuader te mbarevajtjes e proceseve zgjedhore ne vend.

Pjese e takimit ka qene dhe situata politike ne vend. Kreu i shtetit ka nenvizuar faktin se ai mbetet ne sintoni te plote edhe me apelet e vazhdueshme te faktorit nderkombetar qe partite politike ne vend te marrin te gjitha masat e duhura dhe te plotesojne detyrimet kushtetutese dhe ligjore per mbajtjen e suksesshme te ketyre zgjedhjeve.

Vazhdimi i axhendes integruese evropiane te Shqiperise si dhe permbushja e suksesshme e projekteve madhore qe ka ndermarre vendi yne shtrojne si domosdoshmeri qe keto zgjedhje te mbahen ne afatin e percaktuar ligjor qe infrastruktura zgjedhore te jete plotesisht e ndertuar dhe funksionuese qe te jene te lira te ndershme e te drejta duke mos humbur me kohe te vyer sic ishte tejkalimi i afatit te 8 shkurtit per emerimin e komisionereve te KZAZ-ve sepse askush nuk duhet te kete iluzione per shtyrjen e mundshme te tyre.

Nga ana e tij ambasadori Volfart shprehu kenaqesine per kete takim me Presidentin Topi duke ndare me te te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem dhe sipas afateve kushtetuese dhe ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart nenvizoi domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku zgjedhjet vendore per te mos humbur me kohe ne menyre qe qytetaret shqiptare te gezojne frytet e standardeve demokratike.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeAfrimi i zgjedhjeve Topi takon shefin e OSBERistani Standardet e zgjedhjeve jane ne rrezikMeta Ne 8 maj lidershipi i opozites do te humbase Bashkine e TiranesRama Politika te pergatitet per zgjedhjet vendorePresidenti takim me Wollfarth per 8 majin Lidhje8 maj iluzione Kushtetuta OSBE shtyrje topi Volfart zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›