E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, tenton vetëvrasjen i burgosuri për dhunë

KUKËS- Një i ndaluar nga policia ka tentuar vetëvrasjen në ambientet ku mbahej i izoluar. Sipas të dhenave të para, shtetasi F.C, që ishte arrestuar me akuzën e dhunës ndaj bashkëshortes ka tentuar ti japë fund jetës duke prerë damarët.

Për fat, ai është konstatuar sapo e kishte kryer tentativën vetëvrasëse dhe është transportuar me urgjencë për në spital.

Ai po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore, ndërkohë që Prokuroria e Kukësit ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka përfunduar mjeti prerës brenda në qelitë e paraburgimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›