E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bashkimi me Kosovën, një keqinterpretim deklaratash

“Ka pasur shumë debate sa i përket çështje së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Ka pasur keqinterpretime të deklaratave. Unë mund t’ju siguroj që institucionet e Shqipërisë dëshirojnë të shikojnë një shtet kosovar, sikurse thashë në respekt të parimeve të multietnicitetit, në respektim të kufijve politikë-administrativë, duke forcuar kështu lidhjet e bashkëpunimit politik, ekonomik, për një rajon të qetë dhe për një rajon ku edhe Shqipëria edhe Kosova, edhe Maqedonia edhe Mali i Zi të jenë pjesë e familjes evropiane, çka do të thotë që bashkimi i këtyre vendeve do të realizohet në Bruksel që është qendra administrative e Evropës së bashkuar”, theksoi Topi.

Ai shtoi se “çdo keqinterpretim për ndryshim të kufijve vjen ose si pasojë e moskuptimit, ose si pasojë e maliciozitetit, që ndonjëherë hedhin në lojë qarqet ekstremiste, të cilat kanë qenë shkaktare të turbullirave në rajonin ballkanik”.

Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Topi tha se kjo rrugë është më e gjatë, pasi krahas vlerësimeve gjeostrategjike, janë edhe standardet që duhet të arrihen.

 “Ne jemi në një proces realizimi reformash, por nga ana tjetë,r na duhet të realizojmë disa standarde që kërkohen me ngulm nga familja evropiane......Po punojmë edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, pajisjen me pasaportën biometrike që është një kërkesë bazë e Bashkimit Evropian”, tha kreu i shtetit më tej.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›