E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ish-ushtarakëve, Kushtetuesja nis gjykimin

02/11/2009  Kërkohet shfuqizimi i ligjit dhe pezullimi i tij deri në vendimin e gjykatës

Shoqatat dhe Avokati i Poullit dhe shteti shqiptare përballë njëri-tjetrit

Gjykata kushtetuese do të nisë paraditen e nesërme kërkesën ankimore të pesë subjekteve ndaj ligjit për pensionet suplementare të ushtarakëve. Shoqata Kombëtare e Ushtarakeve, Avokati i Popullit, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, shoqata “Organizata e Punonjësve të Policisë së Shtetit në Lirim, shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” i kanë kërkuar Gjykatës shpalljen e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe shfuqizimin e ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”. Po ashtu ata kërkojnë edhe pezullimin e zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përballë ankuesve janë po pesë subjekte të interesuara, duke filluar që nga Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, dhe shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”. Projekti është etiketuar si varianti më cenues dhe më i keqi i hartuar ndonjëherë. Sipas subjekteve ankuese ligji nuk përmirëson aspak situatën e ushtarakëve, ndryshe nga sa është deklaruar vazhdimisht. Nga pikëpamja ligjore cenon rëndë ushtarakët dhe përfitimet që rrjedhin prej zbatimit të tij. në mënyrë të veçantë ligji jo vetëm shkel vendimin e formës së prerë që është dhënë dy vjet më parë nga Gjykata Kushtetuese, por sjell dhe eliminimin e gradave, duke vendosur shenjën e barazisë ndërmjet shumë grupeve. Shkeljet në përmbajtje të këtij ligji, sipas shoqatës, konsistojnë në ndryshimin e skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritjen), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Fatkeqësisht, ky ligj prek edhe ata që janë në detyrë tani, pasi sjell uljen e masës së pensionit, çka ndikon në demotivimin e tyre. Për rreth 9985 përfituesit aktualë kontributi mesatar mujor që paguhet nga buxheti është rreth 70 milionë lekë ose 840 milionë lekë në vit.

Projekti

Ligji për pensionet e ushtarakëve në detyrë apo në rezervë parashikon se të gjithë personat që janë në karrierë do të paguajnë kontribute shtesë, mbi ato të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, gërshetuar me pagesën e kontributeve, përfitimet që parashikohen të jepen nga ky ligj janë të diferencuara, duke favorizuar personat që kanë paguar apo vazhdojnë të paguajnë kontribute shtesë sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligji.

Vjetërsia

Për efekt të periudhës së shërbimit në strukturat përkatëse dhe për efekt të moshës për të përfituar pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi synohet plotësimi i vjetërsisë në shërbimin, 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt, si dhe të kenë mbushur moshën 42 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt. Si vjetërsi shërbimi njihet e gjithë periudha e përndjekjes së ushtarakut e njohur si pafajësi, pavarësisht nga vjetërsia e shërbimit para përndjekjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›