Pranga bashkëpunëtorit të Dajtit, Elvis Karoli

E gjithë tragjedia me pesë të vrarë dhe një të plagosur deri tani ka vetëm dy të arrestuar. Dy miq të Dritan Dajtit kanë përfunduar në qeli pasi dyshohet se kanë ndihmuar të shumëkrkuarin e policisë të fshihet për gjashtë vite me rradhë. Arrestimi i parë erdhi ditën e premte pas shkëmbimit të armëve mes policisë dhe Dritan Dajtit. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e Erges Xhaxhin, drejtuesit të makinës që ndodhej Dritan Dajti. Por arrestimet kanë vazhduar edhe gjatë natës, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 realizuan arrestimin në flagrancë të Elvis Karoli, 21 vjeç. Arrestimi i tij u krye sepse pas shumë informacionesh të marra në rrugë operative dyshohet se kishte lidhje shoqërore me Dritan Dajti. Në banesën e tij, ju ushtrua një kontroll nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si : municione 7 copë fishekë, detonatore eksplozive luftarak 1 copë, aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen eksplozivi si dhe dy dylbi.