E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për katër policët e vrarë

Në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan homazhe në nderim të katër policëve të vrarë në krye të detyrës. Katër trupat e efektivëve të policisë të vendosur njëri pranë tjetrit ishin të mbuluar me flamurin kombëtar. Miq, të afërm, por edhe zyrtarë të lartë kanë zhvilluar homazhe në nderim të të rënëve, të cilët ditën e djeshme u nderuan si "Dëshmorë të Atdheut". Ka qenë Avokati i Popullit ai që nisi homazhet. Për të nderuar policët e vrarë ka bërë homazhe, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Efektivat e policisë janë nderuar edhe nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetarja e grupit parlamentar në PS, Valentina Leskaj dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade. Homazhe për policët e rënë ka zhvilluar edhe Presidenti i televizionit, "Ora News", zoti Ylli Ndroqi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Katët efektivët e policisë do të prehen në varrezat "Dëshmorët e Kombit". Katër policët Fatos Xhani,Altin Dizdari, Saimir Duçkallari dhe Kastriot Feskaj u vrarë dje në krye të detyrës gjatë arrestimit të të shumëkërkuarit Dritan Dajti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›