E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Bojkoti i PS-së nuk do pengojë integrimin e Shqipërisë

Presidenti Shqipërisë Bamir Topi gjatë vizitës së tij në Slloveni ka deklaruar të martën se demokracia në Shqipëri është në funksion dhe se bojkotimi i parlamentit nga opozita pas diskutimeve të zgjedhjeve nuk pengojnë për t'u bashkuar me vendet e Bashkimit Evropian.
Socialistët e kanë bojkotuar parlamentin që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat i dhanë Partisë Demokratike mandatin e dytë me diferencën më të vogël të të gjitha zgjedhjeve që janë mbajtur që prej rrëzimit të komunizmit në vendet e Ballakanit.
Të shtunën qindra mbështetës të opozitës protestuan në kryeqytet për ri numërimin e votimeve.
Mbikqyrësit perëndimorë deklaruan se zgjedhjet e qershorit shënuan një përmirësim në krahasim me zgjedhjet e mëparshme por nuk i kanë përbushur standardet më të larta ndërkombëtare.
Komisioni Evropian do të nxjerrë të mërkurën progress raportin raportin me një numër shtetesh kanditate përtë hyrë në Bashkimin Evropian, ku midis tyre është edhe Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›