E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bojkoti i PS-së nuk pengon integrimin e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi deklaroi sot se demokracia është funksionale në vendin e tij dhe se bojkoti parlamentar i opozitës, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit nuk do të cënojë përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE. "Demokracia në Shqipëri është funksionale, institucionet e saj po konsolidohen me ritme të shpetja çdo ditë e më shumë", deklaroi president Bamir Topi, gjatë një konference për shtyp gjatë vizitës së tij në Slloveni. "Nuk mendoj se ka elementë që mund të ndalojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian", theksoi Topi.
Socialistët kanë bojkotuar parlamentin që nga zhvillimi i zhgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor, që i dhanë Partisë Demokratike një mandat të dytë për qeverisjen e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›