Topi Britania e Madhe aleate e fuqishme
Sic njofton zyra e presidentit Topi, takimi me Lordin britanik Riçard Best, Presidentin e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore, u zhvillua në kuadër të vijimit të marrëdhënie të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Presidenti Topi theksoi se “Britania e Madhe është për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar”.
Gjatë takimit ku merrte pjesë edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona Mekiluam, kreu i shtetit shqiptar ka folur edhe për sfidat e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarëve për t’ia arritur këtij qëllimi.
Lordi britanik Riçard Best shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane.