E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i Jalës, Bode: Po s’deshi BB, e bën qeveria

Projekti i Jalit do të vazhdojë edhe në rast se atë e braktis Banka Botërore. Ministri Bode e deklaroi këtë sot para mediave duke shtuar se qeveria nuk do ta braktisë atë, pasi edhe vlera nuk është shumë e madhe 

TIRANE-Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se qeveria është e gatshme të financoje vetë projektin turistik të Jalës nëse Banka Boterore kundershton vazhdimin e saj pas skandalit të prishjes së disa ndertimeve te banoreve. Për interesim të mediave, Bode tha se projekti në vlere 70 milion euro është në gjendje te përballohet nga qeveria
”Drejtori i Përgjithshëm, Presidenti i Bankës Botërore ka kërkuar në rezervë që të konfrontojë situatën dhe të vendoset ti lihet kompetencë presidentit të Bankës Botërore për të vendosur. Është një rast unikal që shtrohet për diskutim në nivele të tilla, pasi projekti ka një vlerë qesharake. Megjithatë ne jemi të vendosur të vazhdojmë projektin pasi projekti është konsideruar nga dhe vetë Banka shumë i suksesshëm për zhvillimin e integruar të bregdetit shqiptar”, tha Bode.
Ministri kërkoi që Banka Botërore të deklarojë qëndrimin e saj, pasi sic theksoi Bode në projekt janë përfshirë edhe donatore të tjerë. “Nëse banka do të kërkojë zgjatje kohe të paarsyeshme, qeveria shqiptare është e gatshme të shpëtojë atë me fondet e veta”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›