Topi: Dialogu politik, në të mirë të vendit

Partitë duhet të shkojnë në zgjedhje me koshiencë kombëtare. Kjo ka qënë thirrja e lëshuar nga presidenti Bamir Topi ndërsa ka kërkuar dialog politik mes palëve.
Nga Shkodra, Topi nuk la pas zgjedhjet e 8 majit ndërsa apeloi që kandidatët për zgjedhjet lokale, të tregohen profesionistë dhe të sjellin një garë të ndershme e të qetë.
Këte deklaratë, Topi e dha me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritjes së flamurit kombëtar nga Heroi i Popullit, Dedë Gjo Luli.