Abuzon me të mitur, prifti pedofil pranon akuzat
Prifti pedofil pranon 280 abuzime. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një prift katolik ka pranuar akuzat për abuzim seksual ndaj tre të miturve, duke u justifikuar se mendonte se nuk dëmtonte njeri nëpërmjet veprimeve të tij.
Prifti Andreas L, deklaroi përpara një gjykate në Braunschëeig, se për herë të pare ai abuzoi me djalin 9-vjeçar të një besimtareje. Pasi u pengua nga dioqeza që të kishte kontakte të reja me djalin, ai abuzoi me dy vëllezër, të moshës 9 dhe 13 vjeç.
Duke iu referuar të dhënave nga sipas të dhënave të Deutsche Welle, 180 mijë besimtarë hoqën dorë zyrtarisht nga feja katolike në 2010-n, 40% më shumë se një vit më pare.