Berisha-Fratini, koke me koke mbi nje ore
Kryeministri Berisha drekoi diten e djeshme per me shume se nje ore koke me koke me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Franko Fratini. Kreu i qeverise e priti numrin dy te KE-se ne vilen qeveritare nr. 30. Gjate drekes, u diskutua gjeresisht edhe mbi hapjen e dialogut per liberalizimin e vizave ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Evropian dhe mbi standardet qe Shqiperia duhet te plotesoj per t'iu siguruar qytetareve te saj levizje te lire pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Keshtu Berisha i rikonfirmoi Fratinit se qeveria shqiptare do te ndermarre cdo hap, do te zhvilloje cdo proces dhe do te ndermarre cdo nisme per te permbushur kriteret e duhura dhe njekohesisht per te realizuar ato ne nje afat sa me te shkurter. Nga ana e tij, Franko Fratini i shprehu Kryeministrit Berisha sigurine se Shqiperia do te arrinte ta plotesonte kete marreveshje ne nje kohe te shkurter, duke qene se ne kete vend reformat kishin ecur ne menyre te shpejte. Madje, ai i theksoi gjate drekes, Kryeministrit Berisha se Shqiperia kishte shanse ta perfundonte kete marreveshje edhe me shpejt se vendet e tjera Ballkanit Perendimor.