Topi Funksioni i Kushtetueses smund te pervetesohet nga politika

Në Konferencën me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Gjykatës
Kushtetuese, Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se funksioni i
kësaj Gjykate, nuk mund të përvetësohet nga politika.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se vendimet e kësaj gjykate kanë njohur vlerësime dhe kritika, por ato kanë qenë në favor të së drejtës.
Fjalën në Konferencë e mori edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila deklaroi se Kuvendi i ka konsideruar vendimet e Gjykatës si korpus organik të Kushtetutës.
Kryeministri Sali Berisha tha se Kushtetuesja ka pasqyruar përpjekjen për funksionimin e shtetit të së drejtës.
"Pa rolin e kësaj gjykate, Shqipëria nuk do të mund të kishte një demokraci funksionuese. Ju jeni përballur me presione të shumëllojta, por e vërteta është se sot, shtetit ligjor në Shqipëri, ndarja e pushteteve janë më të konsoliduara se asnjëherë më parë", tha Berisha.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja theksoi se ndër të tjera se vendimet Gjykatës janë bazuar në Kushtetutë dhe larg politikës.