E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Gjyqtaret duhet te jene te paanshem

Tirane 25 mars NOA 8211 Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot ne nje takim ministrin e Shtetit per Drejtesine te Mbreterise se Bashkuar Lordin Tom Mekneli ne kuadrin e nje vizite ne vendin tone.

Ai shprehu mirenjohjen per kontributin dhe ndihmesen e vazhdueshme te Anglise ne drejtim te persosjes se metejshme te sistemit gjyqesor ne Shqiperi permes bashkepunimit te ngushte dhe projekteve te ndryshme ne kete fushe dhe me konkretisht projektit me te fundit per Gjykaten e Larte.

Kreu i shtetit beri gjithashtu nje panorame te hollesishme te reformes gjyqesore dhe te ushtrimit nga KLD-ja te kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qellim rritjen e profesionalizmit integritetit dhe paanshmerise se gjyqtareve si dhe theksoi nevojen qe vullnetet politike duhet te shprehen qarte dhe ne vazhdimesi per perparimin dhe zbatimin e plote e te suksesshem te reformes ne gjyqesor.

Arritja e ketij objektivi madhor e shoqeruar me transparence te plote do te rikthente besimin e qytetareve ne sistemin e drejtesise dhe do te mundesonte edhe plotesimin e kritereve te kerkuara ne funksion te permbushjes se aspirates se vendit tone per anetaresim ne Bashkimin Evropian vuri ne dukje presidenti Topi.

Nga ana e tij ministri britanik i Shtetit per Drejtesine lordi Tom Mekneli vleresoi arritjet e bera ne Shqiperi ne fushen e drejtesise duke theksuar nevojen e kalimit nga zotimet ne vepra konkrete persa i perket reformes ne gjyqesor.

Mekneli theksoi rendesine e bashkepunimit mes forcave politike te te gjithe kraheve per konsolidimin e shtetit te se drejtes institucioneve te pavarura demokratike si dhe per vazhdimin e suksesshem te reformat jetike per vendin dhe te ardhmen e tij evropiane.
n.e/NOA

Lajme te ngjashmePacolli ne viziten e pare jashte Kosove si president takimi i pare me homologun TopiIvanov Bashkepunimi politik mes nesh i shkelqyer ai ekonomik ende joTopi Shqiperia pa paragjykime per BallkaninIvanov viziton Shqiperine takime me Topin dhe BerishenTopi me ambasadoret Te respektohen detyrimet kushtetuese per zgjedhjet e 8 majit LidhjeBamir Topi takim Tom Mekneli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›