E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Hetoni akuzat publike te politikaneve

Kreu i shtetit do akuzues duhet te jete i moralshem dhe i pergjegjshem per ato qe thote para opinionit


TIRAN- Ne kulmin e akuzave publike mes deputeteve te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste per perfshirje ne afera te dyshimta korruptive reagoi Presidenti i Republikes z.Bamir Topi duke i kerkuar organeve te drejtesise te zbardhin te verteten.


Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Larte te Drejtesise kreu i shtetit i kerkoi institucioneve te hetimit dhe gjykimit qe te jene profesional ne zbardhjen e ketyre akuzave publike per te informuar opinionin per te verteten e tyre.


Sistemi i drejtesise duhet te jete me i vemendshem duhet te jete me i kujdesshem duhet te jete me profesional duhet te demonstroje me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit kur akuzat pa i paragjykuar jepen ne menyre te ndersjelle ne publik dhe publiku me te drejte kerkon te jete jo vetem i informuar por kerkon te dije se ku eshte drejtesia-theksoi nder te tjera Presidenti Topi duke iu referuar akuzave dy mujore te deputeteve te dy partive te bera ne publik.


Ne vazhdim te fjales se tij kreu i shtetit me cilesine e kryetarit te KLD-se nenvizoi se apeli per hetimin e ketyre akuzave nuk do te thote se po diktonte sistemin e drejtesise se si duhet te veproj. Kjo nuk do te thote qe nga kjo tavoline une deshiroj ti mesoj rrugen sistemit te drejtesise por sistemi i drejtesise nuk mund te rrije si spektator dhe ketu e kam fjalen per te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise.


Ndoshta akuzat jane politike ndoshta akuzat reciprokisht mund te jene dhe te pabazuara ndoshta akuzat mund te kene dhe argumente dhe kete nuk e kam thjesht per protagonistet kryesore.

E kam per situaten ne pergjithesi e kam per cilindo qe duhet te kuptoje se garancia per sistemin demokratik ne Shqiperi si kudo eshte sistemi i drejtesise eshte konsolidimi i shtetit ligjor eshte permbushja me shume seriozitet i detyres nga gjithsecili nga i pari tek i fundit nga me i kualifikuari deri tek me pak i kualifikuari-shtoi Presidenti ne fjalen e tij duke apeluar per zbardhjen e te vertetes.


Sipas tij cdo akuzues duhet te jete i moralshem dhe i pergjegjshem per ato qe thote para opinionit publik qofte i kualifikuar apo i pa kualifikuar ne aspektin e integritetit moral.


Gjithashtu ne vazhdim te fjales se tij Presidenti Topi foli me tone te ashpra ndaj sistemit te drejtesise duke permendur ketu faktin se ne adrese te tij per cdo dite shkojne mijera letra per abuzimet ne sistemin e drejtesise per ceshtjen e pronave. Flas ne emer te ketij sistemi me cilesine e Kryetarit te KLD-se por flas edhe ne emrin e qytetarit i cili sikurse thashe dergon qindra dhe mijera letra ne zyren e Presidentit.


Flas me zerin e qytetarit te cilin e kam kontaktuar drejtperdrejt prek shqetesimin e tyre qe fillon nga hallet me te rendomta e deri tek hallet me te forta. Jane te panumerta ankesat per ceshtjen e pronave te panumerta. Nuk vijne me letra anonime.


Vijne me ze te drejtperdrejte. Nuk ankohen per dhenien e drejtesise sepse te gjithe duhet te jene te bindur qe drejtesia kur flet te tjeret duhet te heshtin nuk duhet te flasin por ankohen per abuzime qe ndodhin gjate procesit per mungesen e transparences per probleme qe edhe ju i dini shume mire.


Keshtu qe ne e kemi te domosdoshme qe te bejme vleresimin-theksoi kreu i shtetit ne fjalen e tij duke shtuar se te gjithe keto ankesa do te shqyrtohen me hollesi.


Nderkohe ne vazhdim te mbledhjes se anetareve te KLD-se keta te fundit filluan procesin e vleresimit te aftesive profesionale dhe etike te gjyqtareve te Gjykates se Rrethit Elbasan proces i cili do te vijoje me vleresimin e te gjithe gjyqtareve te gjykatave te shkalleve te para dhe te gjykatave te apelit. Ky vleresim do ndikoj drejtperdrejte ne vazhdimin e karrieres se gjyqtareve ne vend. Flamur Vezaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›