E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Integrimi Te arrihen standardet ne drejtesi

Në Konferencën e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore që zhvillohet në Tiranë, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi deklaroi se kriter për Shqipërinë, që të marrë statusit kandidat për në Bashkimin Evropian është arritja e standardeve në sistemin e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Topi theksoi se puna e pushtetit gjyqësor është e pazëvendësueshme dhe se Gjykata e Lartë ka një rol thelbësor në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu Topi u shpreh se në sistemin e drejtësisë është ushtruar presion dhe imponim në vendimmarrje.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se duhet të hiqet imuniteti për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët.

“Gjyqësori të jetë i lirë nga politika, duhet edhe integritet personal. Asnjë hetim s`mund të zhvillohet pa hequr imunitetin. Nëse doni të përmirësoni perceptimin e publikut atëherë hiqni imunitetin ndaj zyrtarëve në politikë apo gjyqësor, sidomos nga procedimi penal”, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›