E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Meta avokat i ministrit Vasilit. Shpjego monopolin ne shendetesi

TIRAN- Pas akuzave direkte per monopol ne shendetesi dhe ne tregun farmaceutik ne vend Partia Socialiste ka kerkuar sot nga numri dy i qeverise te pergjigjet per gjendjen e krijuar duke kujtuar se Meta eshte bere tashme avokat i Petrit Vasilit.

Perballe pyetjeve tona asnje pergjigje serioze deri me tani. Ne fillim fshiheshin pas zedheneses pastaj paturpesisht pas drejtorit te politikave shendetesore qe provuam se si fitonte tendera miliona lekesh neper spitale dhe me ne fund doli dhe avokati mbrojtes i Vasilit qe nuk mund te ishte njeri tjeter pervecse Ilir Meta. Avokati Meta eshte me sa duket ne te njejten kohe dhe perfituesi i parave qe vijne nga biznesi i ilaceve- tha eduard Shalsi ne nje komunikim me mediat.

Ai kujtoi edhe njehere perfitimet e firmes Megapharma duke shtuar se kjo kompani arriti te behej monopol ne tregun e ilaceve dhe te shumefishonte xhiron nga 1 milion Euro ne vitin 2009 ne 9 milion euro ne vitin 2010. Kompania quhet Megapharma sh.p.k dhe eshte ne pronesi te Rasim Hamzarajt qe e dini se kush eshte Djali i dajes se Petrit Vasilit. Po po djali i dajes se Petrit Vasilit eshte pronari i Megafarmes i kompanise qe ministri se bashku me Ilir Meten e bene te dominonte brenda vetem nje viti tregun e ilaceve ne Shqiperi- tha Shalsi.

Ai kerkoi qe Meta duhet ti pergjigjet shqiptareve se pse djali i dajes se ministrit te tij dominon tregun e ilaceve sot

Vetem godina ku Ilir Meta ka zyrat qendrore eshte blere mbi 1.2 milion euro. Ku u gjeten parate per blerjen e kesaj godine ne zemer te Tiranes Si u financua blerja Nese eshte blere me kredi atehere mos valle leket per shlyerjen e saj jane ilacet e munguara neper spitale - tha Shalsi.



Ne nje reagim te disa diteve me pare opozita beripergjegjese per situaten e krijuar kreun e Shendetesise Petrit Vasilin nga i cili kane pritur pergjigje por deri me sot ai nuk ka dhene asnje sqarim lidhur me pyetjet e ngritura.

Deputeti i PS-se Eltar Deda gjate nje deklarate per mediat ka theksuar se Paaftesia e Petrit Vasilit ka sjelle qe shendetesia ne te gjithe sektoret e saj te rezultoje e deshtuar.
Sipas Dedes politikat e Vasilit ne drejtim te tregut farmaceutik kane sjelle qe ky sektor te bjere ne doren e mafias se ilaceve e cila sjell perfitime vetem te interesave te tyre dhe jo rritje se cilesise se sherbimit shendetesor ndaj komunitetit.
Si eshte e mundur z. minister qe cmimet ne tregun shqiptar jane dy deri ne tre fish me te shtrenjta se tregu rajonal Si eshte e mundur z.minister qe cmimet e barnave spitalore te dhena nga ana juaj me lejet e importit jane deri ne gjasht fish me te shtrenjta- pyet Deda ne emer te PS-se.

Me poshte keni shembujt e dhene prej tij per cmimet e medikamenteve ne Shqiperi krahasur me tregun rajonal.

Nje pako Auline me 30 bustina ne tregun tone kushton 1266 leke. Ne tregun rajonal po i njejti medikament me po te njejten sasi kushton 4.3 euro pra 2.5 here me e shtrenjte.

Oki 4.3euro ne tregun rajonal 1200 leke te reja ne tregun tone. 2.5 euro me e shtrenjte.

Artrosileni amp 4.8 euro ne tregun rajonal te ne 960 leke. 2 here me e shtrenjte.

Algofren shirup per femijet ne rajon kushton 1.9 euro 480 leke ne tregun shqiptare 2.5 here me e shtrenjte.

Per te mos folur pastaj medikamente te cilat zoti minister i ka dhene me leje importi qe jane 5 fish me te shtrenjta. Sic eshte Trikace me 1430 lek ne tregun vendas nga 2.5 euro qe eshte ne tregun rajonal.



Partia Socialiste i ka kerkuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili te jape pergjigje per listen e barnave spitalore dhe per kompanine qe favorizohet ne furnizimin e QSUT-se me ilace te cilat nuk jane pjese e listes se rumbursuehsme.

Gjate nje komunikimi per mediat deputeti Eduard Shalsi ka theksuar se jane shume shqetesuese mungesa e transparences per Listen e ilaceve spitalore dhe fitimi I jashtezakonshem i nje kompanie farmaceutike.

Qendra Spitalore Universitare Tirana dhe disa spitale te tjera u urdheruan te blinin ne menyre te drejtperdrejt ilacet e nje kompanie ilace te cilat nuk u futen ne listen e rimbursimit. Cila eshte kjo kompani fare e ben te vecante- tha Shalsi duke i kerkuar ministrit Vasili te pergjigjet nese ka dijeni per kete kompani qe ka fituar nje numer te jashtezakonshem tenderash ne QSUT dhe ne te gjithe rrjetin spitalor Sipas tij Vasili duhet te sqaroje edhe cfare lidhje ka midis pergjegjesit te ri te farmacise spitalore ne QSUT dhe kesaj firme.



Transparence International Albania ne nje raport te fundit per shendetesine ne vendin tone mberrin ne konkluzionin se gjendja eshte me keq se ne komunizem.

Ne spital mungon informacioni dhe transparenca dhe vlereson situaten ne sistemin shendetesor me keq se ne komunizem- konstaton TIA duke dhene alarmin edhe per djegien e mbetjeve spitalore ne afersi te spitalit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›