Zjarr ne tunelin e Thirres bllokohet qarkullimi. Ministria Kishte avari
Nje zjarr i rene ne Tunelin e Thirres ne pjesen e galerise ka paralizuar qarkullimin ne njerin krah te tunelit Rreshen-Kalimash.
Shkak per bllokimin u be nje defekt ne sistemin elektrik te tunelit qe ministria e Transporteve e saktesoi si nje avari ne galerine jugore te Thirres pas djegjes se nje baterie.
Per pasoje u nderpre qarkullimi dhe nuk u lejua asnje automjet te kalonte deri ne pritje te riparimit dhe pastrimit te ajrit brenda tunelit.
Per fat nga zjarri nuk u raportuan te lenduar apo demtime te tjera. Ky eshte rasti i disate i problemeve qe kane shoqeruar kete segment qysh prej perfundimit te tij.