E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Jahjagës: Faktori shqiptar rol në stabilitetin në rajon

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kryetari i Shtetit shqiptar gjatë bisedës i transmetoi personalisht edhe njëherë Presidentes Jahjaga dhe mbarë popullit të Kosovës, urimet më të mira e të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke i shprehur njëkohësisht vlerësimet për rolin e vyer të institucioneve të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial, në konsolidimin e së ardhmes së begatë e të integruar në gjirin e strukturave euro-atlantike si dhe për dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur.

Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga gjatë bisedës ndanë të njëjtat pikëpamje mbi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit shqiptar për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›