7 vjet burg hajdutëve të votave
Tiranë- Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka rënë dakord sot të bëjë disa ndryshime shumë të rëndësishme në ligjin e ri zgjedhor që po hartohet.
Kështu, është arritur me konsensus të aprovohet forcimi i penaliteteve ndaj personave që përgjigjen për administrin e zgjedhjeve dhe që shkelin ligjin. Eshtë forcuar së tepërmi edhe ndëshkimi penal për vjedhjen e votes, një krim që deri tani ndëshkohej me pak se çdo lloj vjedhjeje në Shqipëri. Me ndryshimet që po bëhen në kodin zgjedhor dhe që do të reflektohen menjëherë edhe në Kodin Penal është ende në diskutim, vjedhja e votës tashmë do të dënohet deri në 7 vjet burg.
Po kështu do të forcohen mësat e dënimit edhe për ata komisionerë dhe numërues votash që braktisin qendrat e votimit, një nga problemet gangrekë këto gjatë çdo procesi zgjedhor. Të gjithë jemi dëshmirtarë se si procesi i votimit dhe ai i numërimit të votave ndërpritetj shpesh, për orë të tëra, si pasojë e braktisjes së detyrës nga komisinerët të cilët merrnin urdhëra nga partitë për të bojktotuar dhe prishur procesin e votimit. Tashmë këta persona do të ketë përgjegjësi personale penale për veprimet e tyre.
Ndërsa krimi më i ndëshkuar në këtë kod është vjedhja e votës, ose ajo që quhet mbushja e kutive me vota të rreme.
Ndërkohë opozita kërkoi që të ndalohet me ligj edhe reklamimi gjatë vitit elektoral i reklamave publike, të cilat kanë natyrë elektorale. Gjatë zgjedhjeve të fundit, qeveria shpenzoi miliona euro me reklama të ministrive si ajo e Mbrojtjes, e Punëve Publike, e Bujqësise etj, të cilat prodhuan dhe transmetuan spote duke reklamuar arritjet e tyre. Sipas opozitës, këto janë reklama të pastra elektorale që bëhen me fondet publike dhe duhet të ndalohen me ligj.
Shkrime të tjera me interes:
- Ashpërsohen dënimet, 5 vjet burg kush ushtron dhunë në familje Tiranë- Masat e dënimit për personat që ushtrojnë dhunë në...
- Berluskoni në telashe, prokuroria kërkon 5 vjet burg Itali- Pesë vjet burg për Silvio Berluskonin janë kërkuar nga...
- Ukrainë, dënohet Timoshenko me 7 vjet burg Një gjykatës në Ukrainë ka dënuar me 7 vjet burg...