PDIU: Pavarësia, moment me rëndësi për kombin
TIRANË-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpërmjet një deklarate për mediat, e cilësoi Pavarësinë e Kosovës si një nga momentet më të rëndësishme të kombit shqiptar. "Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, janë dy momentet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar që prej 1912. Zoti desh që këto dy ngjarje të ishin bashkë. Jo rastësisht, por si dëshmi e forcimit të kombit tonë, e afirmimit të tij si komb properëndimor që meriton paqen, lirinë, rreshtimin krah kombeve të lira", thuhet në deklaratën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte si lulëzimi i një peme që u vadit me gjakun e shumë brezave të qytetarëve të Kosovës, në thuajse një shekull. Ndërmarrja e jashtëzakonshme diplomatike e Ibrahim Rugovës, dhe lufta e pashembullt, theroritë e UÇK-së, ishin faktorë përshpejtues të ndërhyrjes perëndimore në mbrojtje të lirisë së Kosovës”, vijon deklarata.
Sipas PDIU-së, në këto 4 vjet Kosova ka arritur suksese të mëdha, megjithë sfidat që e presin. Vendimi i GJND-së në favor të pavarësisë, rezoluta e OKB-së, që e mirëpret atë vendim dhe shtimi i njohjeve ndërkombëtare në një kontekst jo shumë të favorshëm, kanë qenë shpërblimi i duhur për përparimin e Kosovës në planin e brendshëm, në krijimin dhe forcimin e institucioneve, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)