E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Jahjagës: Marrja e udhërrëfyesit, ditë historike

Presidenti Bamir Topi ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për dhënien Kosovës të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.Në një letër drejtuar homologes së tij të Kosovës, Atifete Jahjaga, Topi e ka cilësuar marrjen e udhërrëfyesit si një fitore historike,

"Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve, dhe nëpërmjet jush, të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta për marrjen e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e Bashkimit Evropian! Duke ju uruar për këtë fitore historike, nënvizoj me kënaqësi faktin që Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushtim të lartë” ka theksuar Topi.

Sipas tij ky lajm është një gëzim i veçantë për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka manifestuar një vlerësim të thellë për të gjitha proceset demokratizuese dhe progresive që po ndërmerren nga shtetet tona, me qëllimin kryesor integrimin e plotë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›