Topi Jo me besimtare ne rruge
FESTA/ Kreu i shtetit ka bere thirrje per te kontribuar per nje xhami ne te cilen besimtaret te qendrojne brenda hapesirave te saj
Presidenti u shpreh se nuk do te ishte mire qe vitet qe vijne te gjenin besimtare qe faleshin trotuareve a rrugeve
Bashkejetesa fetare ne Shqiperi mirekuptohet sidomos ne rastet e ecjes ne qendren e kryeqytetit ku ngrihet madheshtore xhamia e Ethem Beut e ne vije te drejte me te sheh edhe me te theksuar kupolen e kishes ortodokse e cila eshte ne ndertim.
Ne rastet e festave myslimane deri me tani besimtare te shumte mbushin rruget perpara xhamise ku edhe kryejne ritet e faljes ne cdo dite te shenuar dhe jo ne pak raste behen pengese edhe per kalimtaret. Fiter Bajrami i mbushi serish rruget e kryeqytetit.
Presidenti Bamir Topi teksa uroi te gjithe besimtaret nuk la pa permendur edhe kete fakt. Institucionet te gjitha pa perjashtim duhet te bejne te mundur qe feja te predikohet neper institucione. Feja eshte kulture.
shte sa kulture individuale por eshte edhe kulture institucionale. Une nuk do te deshiroja qe vitet qe vijne te na bejne te shikojme besimtare te cilet falen trotuareve apo rrugeve sepse kur shkojme ne Evrope shkojme me shume elemente.
Shkojme sikurse e thashe me besimin individual me besimin institucional por edhe me etiken e predikimit te besimit u shpreh kreu i vendit lidhur me kete situate nderkohe qe pergjate dites se djeshme rruget e kryeqytetit u mbushen nga besimtare qe faleshin ne to.
Nderkohe duke vijuar me kete ceshtje Presidenti Topi tha Une u bej thirrje te gjitheve pa perjashtim te kontribuojme se bashku qe edhe Komuniteti Mysliman ketu ne Tirane ne nje qytet qe rritet e rritet qe merr permasa te medha te kete edhe ai xhamine e tij institucionin e tij qe te ushtroje te predikoje te falet ta kete kete raport me institucionin brenda institucionit.
Kreu i shtetit uroi te gjithe shqiptaret ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi e diaspore. Duke e quajtur diten e djeshme si nje dite te vecante e te madhe per besimtaret myslimane ai e cilesoi si nje respekt tradicional qe kane pasur gjithnje ne shekuj shqiptaret per njeri-tjetrin. Besoj qe e jap kete prononcim jo vetem ne nje dite te madhe por edhe ne kohe te rendesishme per Shqiperine dhe per shqiptaret.
Shqiperia cdo dite e me shume i afrohet Evropes dhe po afrohemi me shume elemente te progresit por standardi me i arrire i shqiptareve me te cilin ne jemi krenuar dhe vazhdojme te krenohemi eshte standardi i harmonise fetare.
Gje qe eshte pranuar edhe nga Komuniteti Evropian. Nje standard i realizuar nga komunikimet e njerezve te thjeshte te feve te ndryshme te institucioneve fetare. Dita e sotme eshte nje dite qe i gezon te gjithe ne radhe te pare gezon ata qe kane nje raport te vecante besimi me Zotin besimtaret te cilet deshiroj ti pershendes per sakrificen e bere gjate muajit te agjerimit te gjithe ata qe e praktikojne fene myslimane por edhe te gjithe qytetaret e thjeshte qe kane respekt per kete dite.
Presidenti i vendit ne viziten e tij ne Seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshaten Boterore Bektashiane ishte i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi.
Imami i Xhamise E premtja eshte Bajram sipas kalendarit henor dhe jo e enjtja. Myftiu i Elbasanit Vendimi i imamit pas porosise se nje vendi te botes arabe
Fiter Bajrami ndeshkon imamin e Cerrikut
CRRIK - Nje shtet arab ka bere qe nje qytet ne Shqiperi te shtyje me nje dite festimin e Fiter Bajramit e perfundimin e agjerimit. Nje perplasje ka ndodhur mes kreut te xhamise se Cerrikut dhe atij te myftinise se Elbasanit pas vendimit per te mos festuar bashke me te tjeret por per ta mbyllur muajin e Ramazanit diten e premte sot. Myftiu Agim Duka kercenoi me masa ndeshkimore imamin e Cerrikut Besnik ilin teksa u shpreh se nje gje e tille nuk do te ndodhe me ne myftinine qe ai drejton.
Vendimi
Besimtaret e Cerrikut do te festojne Fiter Bajramin te premten ndryshe nga te gjithe besimtaret e tjere shqiptare. Shkak per kete shtyrje eshte bere nje vendim i Xhamise i justifikuar me plotesimin e kalendarit henor dhe dites se premte qe per besimin mysliman ka simbolike te vecante
Mesohet se vendimi per shtyrjen e Bajramit dhe te faljes se madhe eshte shperndare rreth ores 1900 te mbremjes se te merkures ndersa pjesa me e madhe e besimtareve te Cerrikut po pergatiteshin per festen e madhe.
Imami i xhamise se Cerrikut Besnik ili ka shpjeguar arsyet e shtyrjes se kesaj feste duke deklaruar se eshte mbeshtetur ne llogaritjet e teologeve. Sipas ilit kjo ka ndodhur pasi nuk eshte mbushur 30-diteshi i agjerimit. Ai nuk ka ngurruar te uroje gjithe besimtaret islame per miresi tolerance dhe begati.
shte normale qe nje dite e tille te shtyhet qofte dhe nje dite pasi nuk eshte permbushur 30-diteshi i agjerimit. Nuk eshte se ne kemi prishur rregulloren e Myftinise apo kalendarin islam per kete dite por sipas konsultimit me teologe te fese myslimane Fiter Bajrami festohet me daljen e henes se re sikurse edhe nis agjerimi me daljen e kesaj hene dhe cikli mbyllet diten e premte kur dhe ne do te festojme me madheshti.
Imami tha se dita e premte eshte dita e Fiter Bajramit dhe se ne shume vende eshte shtyre festa. Thirrjes i jane bashkuar te gjithe besimtaret pasi ne kete menyre do te merrnin pjese ne faljen qe zhvillon xhamia diten e premte. Shume prej tyre ngrene supet kur pyeten per kete shtyrje megjithese e kane quajtur vendimin te peshuar mire dhe kane vendosur ta vazhdojne edhe gjate te enjtes agjerimin.
Reagimi
Nderkohe per rastin ne fjale nuk ka munguar edhe pergjigjja e Myftiut te qarkut te Elbasanit Agim Duka gjate pritjes se zhvilluar me rastin e Fiter Bajramit me autoritetet lokale.
Ai ka theksuar se nuk kemi te bejme me nje rast te paprecedente apo me ndonje rebelim. Nuk e konsideroj ngjarje me precedente fetare por dua te them se nuk eshte ne harmoni me rregullat islame qe nje zone si Cerriku te festoje Fiter Bajramin jo njekohesisht me te tjeret.
Ne do te mblidhemi si kryesi e Myftinise shume shpejt dhe do te dalim me masa perkatese ndaj imamit te Xhematit te Cerrikut i cili eshte i emeruar perkohesisht ne kete xhami. Pyetjes se gazetareve se pse ndodhi nje gje e tille Duka i eshte pergjigjur
Kam informacion se nje vend i botes arabe ka dhene porosi per drejtuesit e kesaj xhamie qe per shkak te kalendarit henor kjo feste te shtyhet pas dites tradicionale ne Shqiperi dhe ne disa vende te tjera te rajonit tone. Ky i fundit nuk ka percaktuar se nga cili vend arab erdhi nje porosi e tille por ka shpjeguar se rasti ne fjale nuk do te perseritet me ne territorin qe mbulon myftinia e Elbasanit. Nje rast i tille nuk ishte regjistruar me pare ne qarkun e Elbasanit.
Ne Cerrik jeton nje komunitet i madh besimtaresh qe njihen per zbatimin radikal te besimit deri ne perdorimin e perces per femrat. Nderkohe Fiter Bajrami eshte festuar me madheshti ne Elbasan. Qindra besimtare kane marre pjese ne faljen e madhe ne sheshin Gensher. Myftinia Elbasan ka organizuar nje pritje me rastin e festes me te rendesishme te besimit mysliman.
Projekti/ Kryebashkiaku Dako tha se institucioni qe ai drejton ishte i gatshem te financonte nje fond per te restauruar xhamine e madhe
Arkitekte turq per xhamine ne qender te Durresit
Kryebashkiaku i qytetit te Durresit Vangjush Dako ka bere me dije dje se Bashkia eshte e gatshme qe te financoje nje fond per te restauruar xhamine e madhe ne qender te qytetit.
Pasi jane pershendetur dhe ka bere urimin tradicional te festes se Fiter Bajramit i konsultuar me Myftiun e Durresit Ilir Vokshin dhe pjesemarresit e tjere ne kete ceremoni festive Dako ka biseduar edhe per deshiren e bashkise se qytetit per te kontribuar financiarisht ne restaurimin e xhamise se qytetit.
Kane qene oret e paradites kur Kryebashkiaku Dako ka qene per vizite ne seline e komunitetit mysliman ne xhamine e qytetit te Durresit dhe ka uruar besimtaret per Bajramin per sa me shume paqe e harmoni mes tyre.
Po keshtu kryebashkiaku Dako ka diskutuar me drejtuesit e komunitetit mysliman te Durresit ne lidhje me rikonstruksionin e xhamise se qytetit. Kryetari i Bashkise se Durresit u shpreh i gatshem qe institucioni qe ai drejton me fondet e veta se bashku me seline e komunitetit mysliman te Durresit te kryenin rikonstruksionin e kesaj xhamie sipas projektit qe do te paraqitet nga komuniteti mysliman.
Lidhur me kete kerkese te tijen ai dha edhe nje deklarate per shtyp ne te cilen u shpreh se ne kuader te rikualifikimit te sheshit Iliria te qendres se qytetit te Durresit kam folur me Myftiun per te projektuar restaurimin e perbashket te xhamise.
Dako e ka cilesuar kete objekt kulti si shume te rendesishem per identitetin e qytetit dhe ka bere me dije se per kete objekt do te bisedohet per te bere projektin e sakte si dhe per te percaktuar ne baze te preventivave te hartuara edhe vleren qe duhet per ta realizuar kete restaurim me rendesi per sheshin e qytetit. Pasi te behet ky percaktim do te bisedohet per te gjetur edhe perqindjet e investimit per secilin institucion eshte thene ne deklaraten per shtyp.
Per ta bere sa me te kompletuar eshte menduar qe projekti i restaurimit te saj te behet nga arkitekte turq te cilet kane edhe pervoje me te gjate lidhur me objektet e kultit. Sipas Dakos hartuesit e projektit do te perzgjidhen arkitekte turq. Ky percaktim pritet qe te behet vitin e ardhshem.
Ne faqen zyrtare te Myftinise se Durresit behet e ditur se Xhamia e Re e filloi ndertimin e saj ne vitin 1931 me ndihmen e popullit dhe ne vecanti te tregtareve te qytetit te Durresit.
Ndertimi i saj ishte planifikuar me dy minare njera e paperfunduar dhe e ngelur deri ne bazamentin e katit te dyte per arsye te nderprerjes se punimeve ne fund te viteve 1938.
Xhamia e Madhe ndodhet ne lagjen nr.2 Durres me nje siperfaqe 1319 metro katrore dhe siperfaqe trualli 1776 metro katrore. Ne vitin 1967 u shnderrua ne pallatin Rinia Pallat Kulture.
Xhamia eshte e rikonstruktuar nga shoqatat arabe ne vitin 1994 ne vecanti brenda perbrenda siperfaqes se saj rikonstruktuar per here te dyte ne vitin 2005 dhe eshte ne gjendje te mire. Ana e jashtme e ka ruajtur origjinalitetin e konstruksionit te saj te vjeter.
Rama
Kreu socialist Edi Rama ne urimin e tij u shpreh se bashkejetesa fetare eshte nje vlere e pacmuar qe con ne harmoni dhe solidaritet. do te mire dhe mbaresi ne radhe te pare per te gjithe ata qe jane ne veshtiresi per te gjithe ata qe perjetojne dhimbjet e varferise e papunesise e pamundesive qe une jam i bindur se me kuraje me solidaritet me vullnet te mire dhe me ndihmen e Zotit do te kapercehen- tha Rama.
Dje i shoqeruar nga deputetet Blendi Klosi Eduard Shalsi si edhe nga anetarja e kryesise Lindita Nikolla vizitoi seline e Komunitetit Mysliman ne Tirane e me pas seline e Kryegjyshates Boterore Bektashiane duke i percjelle kryetarit te kryegjyshates dhe te gjithe besimtareve bektashinj urimet me te mira ne kete dite te shenjte.
Berisha
eshtjet kombetare kane qene edhe ne themel te fjales se Kryeministrit Berisha drejtuar besimtareve myslimane shqiptare. Shqiptaret festojne Bajramin ne prag te nje ngjarjeje te madhe levizjes se tyre te lire ne mbare Evropen por e festojne edhe me te mekembur me optimiste me te sigurt se kurre ne te ardhmen e tyre.
Shqiptaret ne Kosove festojne pasi ceshtja e tyre e drejte ka marre verdiktin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise tha kryeministri i vendit pas vizites ne seline e komunitetit mysliman. I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Berisha uroi besimtaret duke theksuar se Bajrami eshte nje dite e madhe per te gjithe ata qe kane vetedije se ne themel te miresise qendron sakrifica sakrifica per veten per familjen per shoqerine per Zotin
Topalli
Besimi te Zoti dhe liria jane gjerat me te shtrenjta per shqiptaret deklaroi dje Jozefina Topalli me rastin e Fiter Bajramit. Edhe ne kete feste myslimane kryetarja e parlamentit shqiptar nuk ngurroi te citoje arritjen e endrres shekullore te shqiptareve per nje levizje te lire. Une jam e sigurte se per pak jave pas ketij Bajrami te Madh pas kesaj feste te madhe pas lutjes se shqiptareve ne do te kemi festen me te madhe.
Do te jete realizimi i asaj qe eshte nje enderr shekullore per shqiptaret kudo qe jane por ne menyre te vecante per shqiptaret ne Shqiperi. Nuk ka gje me te shtrenjte per shqiptaret se sa besimi tek Zoti dhe liria. Nuk ka dimension me te madh te lirise pervec te tjera se sa levizja e lire u shpreh Topalli ne urimin e saj per besimtaret.