U qëllua me armë furgoni, 2 të plagosurat në spital
Një furgon me pasagjerë që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është goditur me armë rreth orës 4 të mëngjesit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura nënë e bijë, ndërsa shoferi ka mundur të shpëtojë pa dëmtime.
BURREL- Një furgon me pasagjerë që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është goditur me armë rreth orës 4 të mëngjesit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura nënë e bijë, ndërsa shoferi ka mundur të shpëtojë pa dëmtime.
Si pasojë e breshërive të kallashnikovit 20 vjeçarja Ilsuida Mata ka marrë dy plumba një në kofshë dhe një në bark, ndërsa nëna e saj 50 vjeçarja Zaide Mata është plagosur në qafë.
Të dy të plagosurat janë dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Burrelit ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësor, por më pas 50 vjeçarja është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë për në spitalin ushtarak në Tiranë.
Për mjeken Lozana Ymeri, që ka ndjekur nga afër gjendjen e 50 vjeçares Zaide Mata pacientja është jashtë rrezikut për jetën e për fat të mirë plumbi nuk ka prekur organet jetike
Ndërsa ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes, burimet policore fillimisht kanë konfirmuar për “News24“ se furgoni është qëlluar me armë kallashnikov nga njerëz të panjohur, dhe objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe drejtuesi i mjetit Gëzim Meta. (a.r/news24/balkanweb)