Topi: Kemi nevojë për më shumë mirëkuptim!

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale Shqiptare 2011, ku do të garojnë rreth 300 të rinj e të reja me aftësi të kufizuara, kreu i shtetit nënvizon se duhet më shumë mirëkuptim.
“Sot, sigurisht që Shqipëria ka progresin e vet. Sot, sigurisht që Shqipëria ka problemet e saj. Por ju këtë ditë, jam i bindur që do e ktheni në një dominant, në një dominant për të cilin shoqëria shqiptare ka shumë nevojë, për tolerancë, për mirëkuptim dhe për gjithëpërfshirje, sepse kjo do e bëjë shoqërinë më humane, më të ndjeshme, ku vlerat e gjithsecilit do të kthehen në një të mirë të përgjithshme për Shqipërinë”, tha midis të tjerash Topi. /S.Lleshi/Start/
2011-05-23 12:46