E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Askush nuk na imponon dot për rezultatin në Tiranë

Sipas kryeministrit, nëse ky rezultat do të vlerësohej me numrin e deputetëve, atëherë e djathta do të kishte 17 deputetë më shumë.

“Ky është një plebishit madhështor për sukseset e qeverisë. Shqiptarët vlerësuan koalicionin qeverisës dhe i dhanë atij një mbështetje të jashtëzakonshme. Nuk ka pasur asnjë fitore të tjetër që të ketë qenë si motër ’92 të ketë qenë si motër e kësaj fitoreje. Nëse do të llogarisnim me raportet e votave për deputetët e opozitës, na takonte të kishim rreth 17 deputetë më shumë, kurse në raportin tonë do të kishim 14 deputetë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Më tej, ai foli edhe për Tiranën, duke nënvizuar se e djathta mori 7 nga 11 njësitë bashkiake, teksa u përqendrua gjatë tek vota për kryetarin e bashkisë. “Sot, Lulzim Basha, i cili zhvilloi fushatën më të mirë, është 78 vota para, është i fituar deri më tani. Natyrisht që pritet finalizimin e të gjithë problematikës, por e vërteta është që qytetarët e Tiranës votuan Lulzim Bashën më shumë se gjithkënd tjetër. Fitorja në Tiranë është me rezultat të ngushtë. Më 14 maj, Rama ishte me 10 vota para dhe askush nuk e mohoi këtë. Komisionieri socialist nuk vulosi në Njësinë 8, me qëllim që të mos numëroheshin votat për Bashën”, tha kryeministri. Ai shtoi se PD-ja është parti e votës së lirë dhe lëkundet nga ky parim.  “Ne jemi parti e votës së lirë. Ne nuk lëkundemi nga ky parim dhe nuk ka asgjë dhe askush nuk mund të na imponojë ne. Ne 45 i Kushtetutës thekson se vota është e lirë, e barabartë dhe sekrete. Nëse një votë numërohet dhe një tjetër jo, pabarazia prek Kushtetutën e vendit. Direktivat e OSBE dhe Këshillit të Evropës, shprehin qëllimin e qartë të zgjedhësve. KiE-ja thekson qartë se duhet të mblidhet numri më i madh i votave të vlefshme”, nënvizoi Berisha.

Sipas tij, nëse Rama ka pretendime, ai le të kërkojë hapjen e të gjitha zarfeve. “Ne jemi të gatshëm për Njësinë 5 dhe për çdo njësi, që z. Rama ka pretendim, të urdhërojë të hapi zarfet. Rama ka eksperiencën dhe fobimë e votës. E ka të qartë se në çdo minibashki ishin më shumë për Bashën se sa për z. Rama. Cili ka autoritetin të shkelë votën, mbi votën e atyre burrave dhe grave që hodhën votën në një kuti tjetër, ku nuk u orientuan qëllimisht? Unë besoja që Z, Rama do ta vlerësonte këtë. Ky rezultat i ngushtë na asnjë rrethanë nuk është gjë tjetër vetëm se një sfidë për demokracinë shqiptare”, tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se “U them atyre që kërcënojnë dhe që lëshojnë rrufe nga thellësitë e zeza të shpirtrave të tyre se demokracia e këtij vendi është shumë e fortë. Të mos kenë asnjë hezitim të mos besojnë në këtë. Ftoj qytetarët që të jenë të sigurt se ky vend dhe ky shtet ka çdo kapacitet për ta zgjidhur në mënyrën më të demokratike, kurse ultimatumet janë thjeshtë klithma dështimi të atyre që kanë humbur arsyen”. Më tej,

Berisha nënvizoi se KQZ-ja në rastin e Tiranës funksionon si KZAZ dhe Partia Socialiste e ka kërkuar vetë këtë dhe e ka miratuar me konsensus të plotë.  “KQZ si KZAZ e Tiranës, në ligjin e ri elektoral, me konsensus të plotë dhe me kërkesë të PS-së është parashikuar që KZAZ-ja për Tiranën, të jetë KQZ-ja. KQZ ka marrë 32 vendime për Tiranën para fushatës zgjedhore, që ka regjistruar tre kandidatët, akreditimin e të gjithë vëzhguesve, pranë KZAZ-ve të minibashkive, me numërimin e qendrave të votimeve”, vijoi ai. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-23 13:33
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›