E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Kontribut per paqen

TIRANEuml - Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi vlereson si nje arritje te rendesishme marreveshjet ne dialogun e fundit midis Qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise per bashkepunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit te integruar te kufirit.
Keto marreveshje te arritura me nje vullnet politik te perbashket dhe me mbeshtetjen e fuqishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian nuk cenojne parimet e pavaresise se Kosoves si shtet i pavarur qe tashme njihet zyrtarisht nga 88 vende anetare te OKB-se dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Presidenti i Republikes se Shqiperise thekson se marreveshjet e mesiperme midis Kosoves dhe Serbise jo vetem i kontribuojne paqes dhe stabilitetit ne rajon por jane nje hap konkret drejt rruges se perbashket ne integrimin evropian. Ato i sherbejne pjesemarrjes me te drejta te plota te Kosoves ne te gjitha veprimtarite rajonale paqes dhe prosperitetit te popujve te Ballkanit si pjese e rendesishme e Evropes demokratike.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›