E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ne vitet14 -80 Shfaqen filmimet e rralla

Nje kolazh me materiale te rralla filmike qe zbulojne jeten e kryeqytetit nga viti 1914 deri en vitet 80-te shfaqet ne kinemane e AQSHF me rastin e 92-vjetorit te shpalljes se Tiranes kryeqytet. Pergatitur si nje kolazh 21 minutes kjo shfaqje eshte organizuar posacerisht per ambasadoret e akredituar ne Tirane dhe zonjat e tyre ne menyre qe te kene mundesine te shohin Tiranen dhe te njihen me historine e saj sic nuk kane mundur kurre me pare. Ne te shfaqen imazhe nga ura e Tabakeve tyrbja e vjeter xhamia pazari i vjeter sheshi Skenderbej ne vite te ndryshme godina e ish Komitetit Qendror Lana rruget kryesore te Tiranes ndertimi i shtratit te Lanes ndertimi i Parkut Rinia godinat e ministrive Pallati i Kultures Sahati Muzeu Historik Hotel Tirana korpusi i Universitetit etj....
Nendrejtori i Arkivit te filmit Flori Balliu tregon per Shqiptarja.com vleren e rralle te ketyre filmimeve kush i ka xhiruar dhe cfare percjellin. Balliu tregon edhe per nje dokumentar te vecante te vitit 1973 realizuar nga Dhimiter Anagnosti dhe shume surpriza qe do te zbulojne gjate muajve ne vijim me rastin e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise.

Pamje te rralla te kryeqytetit do te shfaqen ne AQSHF me rastin e 92-vjetorit te shpalljes se Tiranes kryeqytet. Cfare jane keto filmime kur jane realizuar dhe cfare servirin
Ne kuader te aktiviteteve qe po zhvillohen me rastin e 92-vjetorit te shpalljes se Tiranes kryeqytet edhe AQSHF organizon sot kete shfaqje filmike me momente te ndryshme te zhvillimit te Tiranes ne shekullin e XX. Ky aktivitet behet ne bashkepunim me Klubin Diplomatik Miresevini ne Tirane prane MPJ dhe nen kujdesin e vecante te Zonjes Liri Berisha. Eumlshte menduar qe ne materialin filmik te perzgjedhur nga redaksia e AQSHF te vijne ne ekranin e madh pamje te rralla arkivale nga qyteti i Tiranes.
Ne 21 minuta kohe filmike nen shoqerine e muzikes pasi jane xhirime arkivale pa ze do te shfaqim Tiranen e vitit 1914 qe eshte edhe dokumenti i pare filmik qe ruhet ne Arkivin tone prodhim austriak deri ne Tiranen e viteve 80-te. Ky aktivitet behet per nder te ambasadoreve te akredituar ne Tirane dhe zonjat te cilet do te kene mundesine te shohin Tiranen dhe te njihen me historine e saj sic nuk kane mundur kurre me pare. Materialet jane xhiruar ne kohe te ndryshme duke filluar nga xhirimet e austriakeve xhirimet e Luces ne vitet 30-40 xhirimet e para te sovjetikeve e me pas xhirimet e kineasteve te pare shqiptare Ferhati Koci Fortuzi Lala etj deri tek materialet e viteve 80-te te cilat jane materiale arkivale qe ruhen sot ne AQSHF.

Cilet nga keto imazhe an sjellin fakte e deshmi qe sot jane zhdukur nuk ekzistojne me
Ne do te sjellim sot imazhe te verteta te ures se Tabakeve tyrbja e vjeter xhamia pazari i vjeter sheshi Skenderbej ne vite te ndryshme godina e ish-Komitetit Ekzekutiv Lana rruget kryesore te Tiranes ndertimi i shtratit te Lanes ndertimi i Parkut Rinia godinat e ministrive Pallati i Kultures Sahati Muzeu Historik Hotel Tirana korpusi i Universitetit etj. Nje pjese e tyre jane zhdukur dhe sot jane perjetesuar ne imazhet e celuloidit dhe do te vijne sot ne ekran ne plane te rralla filmike. Natyrisht ne disponojme me shume materiale per Tiranen por qe ne 20 minuta kohe ne po sjellim disa prej imazheve me interesante imazhe te cilat tregojne me se miri evoluimin e kryeqytetit.

Ne cgjendje jane ruajtur ne arkiv
Duhet thene se jo vetem keto materiale por ne teresi e gjithe pasuria filmike qe gjendet ne AQSHF ruhet ne kushte shume te mira bashkekohore dhe me parametrat e arkivave me ne ze te botes. Kete fakt e kane konstatuar edhe vezhgimet e herepashershme te specialisteve franceze apo edhe atyre italiane si dhe na eshte rikonfirmuar edhe nga vizitat e ndryshme te homologeve tane ne institucionin e rendesishem te arkivit te filmit.

Motive nga dita e diel nje dokumentar nga Dhimiter Anagnosti... pervec nostalgjise cfare ndjesish percjell sot ky film
Pervec montazhit filmik te siperpermendur ne ekran do te sjellim edhe nje film dokumentar Motive nga dita e diel 23 i regjisorit Dhimiter Anagnosti prodhuar nga Kinostudio Shqiperia e re ne vitin 1973. Filmi eshte nje perjetim emocional i dites se diel ne qytetin e Tiranes. Jeta e qytetareve shetitjet dhe aktiviteti i tyre ne kete dite pushimi. Kete film ne kemi pasur rastin ta shfaqim vjet ne Muajin e Anagnostit me rastin e 75-vjetorit te tij te lindjes. Filmi tregon nje dite te zakonshme pushimi te qytetareve te kryeqytetit. Pervec vlerave njohese dokumentare filmi ka vlera artistike pasi deshmon mjeshterine e regjisorit te madh deshmon kendveshtrimin dhe origjinalitetin e tij qe edhe pse ne kushtet e nje censure apo te autocensure te rrepte Anagnosti mundohet te sjelle jeten sa me pak te politizuar sa me reale dhe sa me larg klisheve dhe frymes se kohes. Nje film qe i reziston kohes jo vetem per panmjet por edhe per artin e tij.

Csekrete profesionale shfaqen ne kete film dokumentar nga mjeshteria e Anagnostit
Regjisori i shquar Dhimiter Anagnosti Nder i Kombit ka ne karrieren e tij shume pak filma dokumentare pasi mjeshterine dhe klasin e tij e ka treguar ne filmin artistik ku ka realizuar mbi 10 filma me nivel te larte filma qe jane vleresuar si brenda dhe jashte vendit. Por edhe ne ata filma dokumentare Anagnosti ka sjelle shqetesimin e tij prej intelektuali qytetari artisti qe krahas detyres shteterore ben edhe detyren si qytetar si atdhetar. Filmat e tij dokumentare jane njerezore jane himne per njeriun e thjeshte. Natyrisht mjeshteria e Anagnosit duket jo vetem ne kamera ne syrin prej artisti por edhe tek skenari ku pjesen me te madhe e ka shkruar vete si dhe tek mjeshteria e regjise.

Nje pjese e pazevendesueshme e kujteses pamore ruhet ne Aqshf. Me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise cilat jane surprizat e rezervuara per muajt ne vijim
Ne kuadrin e 100-vjetorit te Shtetit Shqiptar AQSHF ka nje program special. Duke filluar me nderimin dhe vleresimin e disa prej figurave te medha qe kane bere kinematografine ne keto shekull si dhe nje seri aktivitetesh me karakter edukues informues dhe patriotik si brenda ashtu edhe jashte shtetit.
Me konkretisht se shpejti AQSHF do te nderoje vepren e aktoreve te shuara te filmit shqiptar. Me nje veprimtari te gjere me 6 mars ne te cilen do te sjellim nje kolazh me momente nga krijimtaria filmike e grave ne filmin shqiptar me artistet me te shuara si Margarita Xhepa Drita Pelinku Tinka Kurti Rajmonda Bulku Eva Alikaj e shume te tjera. Njeheresh do te vijne edhe si homazh per disa emra te shquar aktoresh qe nuk jetojne me. AQSHF do te zhvilloje aktivitete edhe per nder te aktoreve Reshat Arbana Birce Hasko piktorit te 40 filmave artistike Shyqyri Sako e shume te tjera ne muajt ne vijim. Kemi planifikuar nje seri shfaqjesh filmike ne Kosove Maqedoni dhe Malin e Zi. Gjithashtu do te festojme edhe 65-vjetorin e AQSHF ne muajin prill. Kemi plot surpriza te cilat do ti zbulojme ne muajt ne vijim.

Sa te rendesishme jane keto kontakte shfaqjet e filmave te ndryshem nga arkivi per publikun
Prej mese dy vjetesh ne e kemi hapur arkivin per publikun. Tashme ccdo te merkure ne zhvillojme aktivitete filmike me thesaret tona qe ruhen ne institucionin tone. Publiku e ka mirepritur dhe na ka mbeshtetur ne shfaqjet ne kinemane e AQSHF. Fakti qe ai vjen ne shfaqjet tona filmike ne na inkurajon. Kemi pervoje per te hartuar dhe programuar aktivitete per te gjitha moshat dhe per te gjithe te interesuarit. Ne dime te ruajme dime te mirembajme e te transmetojme me tej gjithe pasurine dhe trashegimine tone filmike ashtu sikurse dime ta pasurojme promovojme e ta sjellim ate per publikun jo ta mbajme te kycur brenda kutive 35 mm apo magazinave frigoriferike ku ruhet filmi shqiptar.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›