Topi: Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në takimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që në Ballkan të mos mbeten "njolla leopardi" për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve.
Presidenti Topi ka theksuar se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e institucioneve kosovare për të realizuar reformat e nevojshme që t'i bashkohet pjesës tjetër të rajonit në rrugën e integrimit evropian.
Ministri Hyseni ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për përkrahjen e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, që ia kanë lehtësuar shumë punën Kosovës në kapërcimin e sfidave, me të cilat i është dashur të përballet.