Topalli kërkon nga Maroku njohjen e Kosovës
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka pritur në një takim ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Marokut, Latifa Akharbach, nga e cila ka kërkuar që vendi i saj të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë bisedës, Topalli e konsideroi Kosovën një rast unik, duke u shprehur se "pavarësia e saj është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit në Perëndim".
"Jam shumë e kënaqur që jam në parlamentin tuaj, shtëpi e demokracisë. Ne e vlerësojmë shumë këtë institucion si një aktor të rëndësishëm në zhvillimin e një vendi", tha ministrja Akharbach.
Kryetarja e Kuvendit dhe Ministrja e Shtetit të Marokut ranë dakord për fuqizimin e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve, veçanërisht për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Hapja së afërmi e ambasadës së Marokut në Tiranë do të jetë një hap konkret nxitës në intensifikimin e bashkëpunimit. Në këtë kuadër, ministrja Akharbach e ftoi kryetaren Topalli për një vizitë të afërt në Marok.