E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthen përmbytjet në Shkodër, situatë problematike në Obot

Janë rikthyer sërish përmbytjet në qarkun e Shkodrës ku si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Drin janë përmbytur qindra hektarë tokë. Sipas informacioneve rruga që lidh fshatin Obot me zonat e tjera është përfshirë nga uji dhe vetëm mjetet e rënda mund të qarkullojnë. Ndërkohë qindra hektare tokë në këtë fshat janë mbuluar nga uji, që brenda tre muajve e gjysmë janë përmbytur tre herë.
Uji që ka mbuluar tokat bujqësore por fatmirësisht nuk ka arritur të futet në banesa.
Ndërkohë dy përmbytjet e para në zonën e Nënshkodrës dhe lagjet periferike përmbyten mbi 16 mijë hektarë tokë dhe mbi 4 mijë banesa duke shkaktuar një dëm rreth 4 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›