Topi: Kurbani do jetë pjesë e arkivës sime
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë sot i pranishëm në Panairin e Librit të 14-të Tirana 2011, i cili mbahet në Pallatin e Kongreseve. Topi ka vizituar stendat e shtëpive botuese nga të cilat ka marrë edhe shumë libra dhuratë.
Në një prononcim për mediat Presidenti tha se Kam një kënaqësi të veçantë që jam në këtë Panair Libri dhe kënaqësia ime shumëfishohet kur shikoj kaq shumë njerëz, dhe mbi të gjitha, kur shikoj brezin e ri që dëshiron të jetë në kontakt me librin! Sot është bota e teknologjisë moderne. Shumë nga të rinjtë kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin, sepse me librin lidhja është e kahershme, është klasike dhe është shumë e rëndësishme.
Mes librave të dhuruar për Presidentin Topi ka qenë edhe libri i kreut të opozitës Edi Rama. Për këtë ai bëri këtë koment: Unë preferoj që kur lexoj, sidomos në këto momente, të relaksohem duke iu larguar politikës, por kjo nuk do të thotë që ato mund të mos jenë pjesë e arshivës sime. Dëshiroj ti falënderoj, sepse sot kam marrë dhuratat më të bukura, sepse të marrësh libër, është dhurata më e bukur!.