Berisha harron premtimet për 100 vjetorin e pavarësisë

Sali Berisha
Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka folur për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë kuadër ai tha se duhet të nisë puna për ndërtimin e parlamentit dhe stadiumit të ri ndryshe nga se kishte deklaruar një vit më parë. Berisha ishte zotuar se Shqipëria në 100 vjetorin e saj do të kishte dy vepra madhore; kuvend dhe stadium të ri.
Ashtu siç ndodh gjithnjë Berisha u mundua të kanalizoi vëmendjen tek një tjetër çështje duke deklaruar se konsolidimi i shteti shqiptar u bë gjatë mbretërisë dhe kërkoi ndryshimin e historisë.
Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve i cili bëri të mdundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë, por u konsoliduan gjatë mbretërisë të Zogut të I-rë. Në të gjithë kompleksitetin e historisë është e domosdoshme të dalin të vërtetat historike, u shpreh Berisha.
Ja çfarë deklaroi Berisha një vit më parë (8 shtator 2010):
100 vjetori duhet ta gjejë këtë republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës e të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë ndërtimin e parlamentit, është shprehur Berisha në mbledhjen e qeverisë të datës tetë shtator 2010. Gjithashtu ai tha se në 100 vjetorin e pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne.
Por në cilën fazë janë këto dy projekte? Asnjëri prej tyre nuk ka nisur ende. Për Kuvendin e ri është shpallur projekti fitues por vetëm kaq. Ndërsa për stadiumin e ri, ende kjo mbetet një gjë abstrakte se si do të realizohet dhe kur.