E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Liberalizimi i vizave fryt i perpjekjeve tona

Gjate nje interviste televizive te premten ne mbremje Presidenti Topi e konsideroi kete vendim nje gezim te jashtezakonshem qe i jep mundesi shqiptareve qe realisht dhe psikologjikisht te ndjehen te lire. Gjithashtu ai nenvizoi se qe te futesh ne Evrope me kerkesat qe ajo ka patjeter kjo eshte pjese dhe e detyrimeve qe ka secili vend.

Vertet ti do te futesh ne Evrope por patjeter je dhe pjese e plotesimit te detyrimeve te saj. Qe te absorbohesh ne Evrope qe ka rregullat sikurse eshte rregulli per Italine Francen Gjermanine do te jete rregulli edhe per Shqiperine theksoi Kreu i shtetit.

Nihilizmi vijoi ai eshte jashtezakonisht gabim. Hiperbolizimi natyrisht qe eshte gabim. Ne duhet te jemi te ekuilibruar. Kemi te drejte te themi qe detyrat i kemi realizuar. Kemi te drejte te themi qe ne duhet te jemi ne Evrope jo thjesht nga pikepamja fiziko-gjeografike por jemi politikisht duhet te jemi edhe fizikisht te lire sepse jemi pjese e qyteterimit te vjeter te Evropes tha Presidenti Topi gjate intervistes televizive mbremjen e sotme.

2010-10-15 2212

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›