E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Ilir Beqjas ne dore te Kushtetueses

Keshilli i mandateve degjoi dje pretendimet e paleve. Javen tjeter ne Kuvend dy raporte per ceshtjen Beqja. Mazhoranca Ti hiqet imuniteti. Beqja Takohemi ne Kushtetuese


TIRAN - Keshilli i Rregullores dhe Mandateve do ti dorezoje Parlamentit ne seancen e radhes nje raport me dy qendrime te ndryshme. Deputetet te cilet marrin pjese ne kete keshill nuk munden qe te dalin me nje raport te perbashket duke u ndare sipas ngjyrave partiake.


Deputete e Partise Demokratike ruajten te njejtin qendrim si nje jave me pare duke kerkuar heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja pasi sipas tyre ai ka perfituar fonde publike ne shkelje te hapur me ligjin per Konfliktin e Interesit. Nga ana e tyre socialistet dolen ne mbrojtje te kolegut te tyre duke u shprehur se koha ne te cilen kompania ku deputeti socialist Ilir Beqja ka perfituar nuk perputhet me mandatin qe ai ka pasur si deputet.


Partia Socialiste eshte e mendimit se mandati qe jepet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i perket subjektit politik ndersa deputeti e merr mandatin me fuqi te plote ligjore pasi ben betimin ne parlament.


Mbrojtja e deputetit Ilir Beqja


Deputeti Ilir Beqja e cilesoi kerkesen e te djathteve si nje farse politike. Perfaqesuesi i qarkut te Shkodres foli dje para anetareve te Keshillit te Rregullores dhe te Mandateve dhe shprehu gatishmerine per tu perballur me mazhorancen dhe me shefin e saj edhe ne Gjykaten Kushtetuese organ qe do te jape edhe vendimin perfundimtar. Ai sqaron se koha ne te cilen demokratet pretendojne se eshte shkelur ligji nuk kishte marre ende mandatit e deputetit.


Ne fakt ne vjeshten e vitit 2009 kur kompania ku jam nje nga ortaket ka konkurruar per kontraten e fazes se dyte te punes ne fjale une Ilir Beqja nuk kisha filluar ta ushtroja mandatin tim si deputet per arsyen e njohur boterisht qe Partia Socialiste refuzonte te hynte ne parlament - tha Beqja.


Deputeti socialist tha se para pjesemarrjes ne konkurrim te kompanise ku eshte ortak eshte keshilluar edhe me juriste se nuk ka asnje shkelje te Kushtetutes dhe te Ligjit per Parandalimin e Konfliktit te Interesit.


Pretendimeve te mazhorances per papajtueshmerine e detyres se deputetit me perfitimin e fondeve publike deputeti Ilir Beqja theksoi se ky fakt merret si prove edhe pse ka ndodhur perpara betimit.


Nderkohe qe kompania me shpallur fitues ne 30 nentor 2009 une e kam bere betimin dhe kam filluar ta ushtroj mandatin tim kushtetues te deputetit ne daten 25 shkurt 2010. Nocioni i ushtrimit te mandatit eshte themelor sepse vetem pas betimit deputeti vishet me fuqi te plota juridike nga ligji publik per te ushtruar detyren dhe vetem atehere lind mundesia e konfliktit te interesit.


fare konflikti interesi mund te kete ne veprimtarine e nje individi - sic isha une ne 30 nentor 2009 - qe megjithese i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise as isha betuar as kisha filluar te ushtroja mandatin - deklaroi Beqja.


Nje tjeter argument sipas deputetit te akuzuar nga mazhoranca per shkelje te mandatit te tij eshte edhe kerkesa e Kuvendit qe i detyron deputetet per te deklaruar pasurite e tyre.

Per perfaqesuesin e qarkut te Shkodres ne Parlament kerkesa zyrtare nga Kuvendi per te deklaruar interesat private i eshte bere ne daten 1 mars 2010 cka sipas tij mjafton per te provuar se per Kuvendin e Shqiperise ushtrimi i funksionit te deputetit per secilin prej deputeteve socialiste ka filluar ne daten 25 shkurt 2010. Kjo ka ndodhur ne rastin tim sepse kete kam bere une pas dates 25 shkurt 2010.

Qe nga ajo date pike per pike konform ligjit per parandalimin e konfliktit te interesit kompania ku une jam ortak nuk ka marre pjese ne asnje gare apo tender te financuar nga para publike - tha Beqja. Shkaku i akuzave sipas deputetit te Partise Socialiste eshte per te mbuluar aferat korruptive te qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›