Topi-Lidington Te permbyllet ne menyre ligjore procesi zgjedhor
Ministri i Shtetit ne Zyren e Puneve te Jashtme te Komonuellthit Dejvid Lidington ne kuadrin e vizites zyrtare ne Shqiperi u takua sot paradite me presidentin Bamir Topi.
Gjate takimit u diskutua per situaten ne vend dhe per ceshtje te Ballkanit.
Presidenti Topi dhe ministri britanik i Shtetit Dejvid Lidington theksuan rendesine e kapercimit sa me te shpejte te ngercit politik nepermjet dialogut institucional dhe permbylljes ne menyre ligjore te procesit zgjedhor.
Gjithashtu Lidington theksoi rendesine e realizimit te reformave dhe plotesimit te kritereve te nevojshme duke nenvizuar edhe njehere mbeshtetjen e pakursyer te Britanise se Madhe ndaj aspiratave integruese te Shqiperise per ne Bashkimin Evropian.
Persa u perket ceshtjeve te rajonit ne takim u theksua rendesia e rritjes se kontakteve nepermjet nxitjes se dialogut politik dhe bashkepunimit rajonal ne funksion te integrimit te perbashket ne strukturat euro-atlantike.
Sipas njoftimit zyrtar te Presidences Lidington vleresoi rolin konstruktiv te Shqiperise dhe faktorit shqiptar per qendrueshmerine afatgjate rajonale dhe permiresimin e marredhenieve te fqinjesise se mire pa cenuar e duke respektuar integritetin territorial te cdo vendi ballkanik.