E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ne Kuvend shqiptaret shpronesohen

Sot Kuvendi i Shqiperise do te diskutoje dhe me shume gjasa do te miratoje projektligjin Per krijimin e shoqerive HEC Ulez-Shkopet sh.a HEC Tirane Lanabregas sh.a dhe HEC Bistrica1 dhe Bistrica2 sh.a dhe percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerive HEC Ulez-Shkopet sh.a. dhe HEC Bistrica1 dhe Bistrica2 sh.a. Per shkak te kohes se gjate si anetar i Kuvendit them se neser Kuvendi do te kete nje dite te rendesishme. Vendimmarrja e tij do te kete ndikim te madh ne ekonomine e vendit por edhe ne ekonomite familjare.

Njeheresh vendimmarrja e Kuvendit do te shenoje nje stad te ri ne kufizimin gjithnje e me te madh te prones publike dhe sherbimit publik ne kete vend. Pra vendimmarrja e Kuvendit do te kete interes kombetar. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise neni 11 pikat 1dhe 2 sanksionon

1. Sistemi ekonomik i Republikes se Shqiperise bazohet ne pronen private e publike si dhe ne ekonomine e tregut dhe ne lirine e veprimtarise ekonomike

2. Prona private dhe publike mbrohen njelloj me ligj.

Pra ne Kushtetute prona publike eshte nen te njejten garanci ligjore si prona private. Sistemi ekonomik bazohet dhe zhvillohet ne te dyja llojet e pronave publike e private pa kufizim.

Por Sali Berisha ka vendosur ta shuaje e tjetersoje pronen publike. A eshte kushtetuese kjo
Sot ne Kuvend Berisha vendos te shpronesoje shqiptaret Nuk eshte privatizim por shpronesim. Opozita parlamentare Partia Socialiste nuk do te jete neser ne Kuvend. Ajo po ben menjane ne nje moment shume te rendesishem. Grupi i deputeteve socialiste nuk u mblodh dje te diskutonte e te vendoste per qendrimin e tij.

Madje deputetet socialiste te komisioneve te Kuvendit Ekonomise Financave e Privatizimit Veprimtarise Prodhuese Ligjeve nuk e pane te udhes te mblidheshin e te diskutonin per dy ceshtjet e mesiperme. Ne aspektin politik por edhe ne ate profesional qofte. Ky eshte gabim I perseritur shpesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›