E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Mesiç, premtohet liberalizimi i plotë i vizave mes dy vendve

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, garantoi dje se duhet të merren të gjitha masat, që edhe më tej regjimi i vizave mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të liberalizohet në kornizat maksimale të mundshme. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Bamir Topi, në Pallatin e Brigadave, presidenti Mesiç vuri në dukje se në takimi mes dy krerëve të shteteve është diskutuar për regjimin e vizave mes dy vendeve. Sipas Presidentit Mesiç deri në vitin 2000 mes dy vendeve ka patur një regjim korrekt vizash mes Shqipërisë dhe Kroacisë, i cili faktikisht ka stimuluar qarkullimin e njerëzve, si dhe shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve. Ndaj presidenti kroat u shpreh në favor të lehtësimit të lëvizjes jo vetëm midis dy vendeve, por edhe ndërmjet vendeve të rajonit, duke theksuar se kësaj do t’i shërbente edhe hapja e sa më shumë pikave të kalimit kufitar. Në këtë drejtim, zoti Mesiç u shpreh se Kroacia do të shohë mundësitë e vendosjes së një linje të drejtpërdrejtë ajrore me Shqipërinë, si dhe vendosjen e lidhjeve detare mes dy vendeve. Mesiç, vlerësoi takimin qe kishte zhvilluar me presidentin Topi dhe bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se “në marredheniet midis te dy vendeve nuk ka çeshtje te hapura apo probleme qe mund t'i ngarkonin, çka do te thote se persa i perket pjeses dypaleshe mund te bisedojme se ne cilen menyre marredheniet tashme ekzistuese t'i perparojme me tej”. Mesiç shprehu gjithashtu kenaqesine me atë qe eshte realizuar deri tani dhe bashkepunimi yne ekonomik shenon rritje te vazhdueshme, ndërsa vuri në dukje se “bashkepunimi politik eshte i mire dhe vleresimi im eshte se jemi ne rruge te mbare, porse se ka perseri mjaft mundesi per perparimin e asaj qe eshte realizuar deri me sot, dhe na takon ne, dhe per kete kam parasysh si palen kroate edhe palen shqiptare, qe te shfrytezojme keto mundesi”. “Vullneti politik nga te dyja palet ekziston dhe une nuk shoh asnje pengese ne rrugen e zgjerimit te marredhenieve miqesore te Shqiperise me Kroacine”- theksoi ai". Ndërkaq nga ana e tij presidenti shqiptar Bamir Topi, vlerësoi rolin e Presidentit Mesiç, në angazhimin e sinqerte shumevjeçar për intensifikimin e marrëdhenieve mes Shqiperise dhe Kroacisë. “:Vlerësoj rolin tuaj te rendesishem ne zhvillimet rajonale dhe pozicionin tuaj te qarte ne lidhje me Kosoven. Ne kemi vlerësuar angazhimin tuaj për njohjen e Pavaresise se Kosoves, çka tregoi qarte se ju jeni ne korkondance me shtetet me demokratike te botes, ju jeni per nje te ardhme demokratike ku, Kroacia, Shqiperia Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia, te ardhmen e tyre e kane ne familjen europiane”- tha ai. Më tej Topi, theksoi edhe rritjen e bashkepunimit ekonomik e tregtar me interesa reciproke mes Shqipërise dhe Kroacisë, nevojën e hapjes së një linje direkte ajrore Zagreb-Tiranë, si dhe të një linje me traget Durres-Rijeka, me qëllim shtimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes të dy vendeve.
Presidenti kroat është pritur në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili shtroi dhe shtroi një drekë për nder të zotit Mesiç. Gjatë bisedës së zhvilluar së bashku, dy personalitetet u ndalën në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Mesiç shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve në të gjitha fushat dhe ndanë të njëjtin besim se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. Ata u shprehën se të dyja vendet kanë potenciale të shumta dhe shfrytëzimi i të gjitha hapësirave do të intensifikonte bashkëpunimin ekonomik dypalësh. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare i ka konsideruar dhe konsideron marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të rëndësishme për bashkëpunimin dhe prosperitetin e rajonit. Në këtë kontekst, Berisha e njohu zotin Mesiç me takimin me Kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanovic dhe inaugurimin e projektit për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare mes dy vendeve, e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Qeveria shqiptare, - tha zoti Berisha - po punon për të reduktuar barrierat dhe kufizimet në lëvizjen e qytetarëve jo vetëm mes këtyre dy vendeve, por edhe më gjerë në rajonin tonë. Kryeministri shqiptar falënderoi Presidentin Mesiç për qëndrimin e Kroacisë për Kosovën dhe u shpreh se pavarësia e saj i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›