Saranda antike dhe historike në një vepër
Dje, në mjediset e mediatekës së Universitetit të Gjirokastrës u promovua libri "Monumentet natyrore dhe historike të Sarandës", që ka për autorë katër pedagogë të këtij universiteti, prof. as. dr. Gëzim Sala, prof. dr. Niko Rogo, prof. as. dr. Dhimitër Çondi dhe Gentian Ruspi. Botimi në fjalë sjell për herë të parë një vlerësim të plotë shkencor për trashëgiminë natyrore, kulturore dhe të monumenteve të një rajoni me perspektivë zhvillimin e turizmit kulturor. Arkeologu Dhimitër Çondi, një nga katër autorët e librit, tha se së pari libri dokumenton me fotografi një numër jashtëzakonisht të madh objektesh të njohur dhe të panjohur, me vlera historike e kulturore në territorin e Sarandës. "Ky punim i përbashkët pasuron me material plotësues e informacion të munguar mbi të gjitha objektet me vlera historike, të marra në studim dhe mundëson vënien në funksion të zhvillimit turistik të këtyre vlerave, duke ofruar për flukset turistike më shumë informacion që u nevojitet drejtuesve të tyre", theksoi bashkautori tjetër, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, prof. as. dr. Gëzim Sala. Një veçori tjetër dalluese e botimit në fjalë është mënyra e organizimit të materialit përshkues, informacionit, statistikave dhe fotografive. Të dhënat e grumbulluara nga burime të ndryshme jepen të organizuara mbi bazën e kritereve bashkëkohore të studimeve shkencore, duke i ndarë sipas kategorive, që grupohen në: vendbanime prehistorike, shpellore, qytete antike, kështjella, nekropole, banesa, banesa-vila, ndërtime inxhinierike, bazilika, kisha etj.
Folësit veçuan si tipartjetër dallues të botimit edhe shoqërimin e tij me një hartë dixhitale, që përmban objektet natyrore dhe historike-kulturore, të shpërndara në krejt territorin e rrethit të Sarandës, si një kontribut me vlerë për operatorët turistikë vendas e të huaj dhe që natyrisht u vjen në ndihmë edhe studentëve, nxënësve, studiuesve, turistëve dhe agjencive turistike, duke ndihmuar konkretisht në ndjekjen e itinerareve që çojnë në këto monumente dhe duke treguar vendndodhjet e sakta, sidomos monumentet me vlera të veçanta.
Si burim i informacionit që i përcillet lexuesit në këtë libër, kanë shërbyer ekspeditat në terren, tekstet e ndryshme të specialitetit, këshillimet me specialistë të fushës dhe eksperiencat e mëparshme të stafit përgatitor të projektit dhe botimit. Ky botim ka meritën se sjell për herë të parë një informacion të panjohur dhe që lidh mes tyre disa nga pika të reja arkeologjike dhe historike në zonën e Konispolit, Xarës, Rëzomës, Bregdetit, me ato që janë më të njohura si Butrinti, Ohnezmi, Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i Dyzet Shenjtorëve, Kisha e Mesopotamit etj., të zbuluara përmes ekspeditave të shumta informative, të realizuara nga ekipi i projektit. Në botim janë përfshirë edhe zbulimet e reja, të dala nga projektet arkeologjike, që realizohen në bashkëpunim me të huajt në këtë territor.
Bëhet fjalë për një vështrim më tërësor, që ndjek rrjedhshmërinë kronologjike, me një tematikë dhe didaktik në analizën dhe vlerësimin e monumenteve historiko-kulturore në kontekstin e krejt rajonit jugor të vendit. Një vlerë tjetër e botimit qëndron në strukturimin e tij me informacion shkencor, që jepet tekstualisht e që plotësohet me material të pasur fotografik e hartografik, si dhe me bibliografinë përkatëse. Të gjitha këto e bëjnë atë lehtësisht të perceptueshëm nga lexuesi dhe vihet në shërbim të tyre. Libri është një përvojë më vete dhe një shtysë për të bërë edhe plotësime të tjera me botime të këtij lloji, duke plotësuar vakumin që ndihet për territore të tjera të pastudiuara në këtë vështrim, si monumentet e Delvinës, Luginës së Drinos në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet.