Te vertetat e paperfunduara
NgaVETON SURROI
Krimet e lufterave ne ish Jugosllavi kane shkaktuar nje gare per shoqerite e dala nga keto luftera. Gara zhvillohet mes te ballafaquarit me te kaluaren dhe te ballafaquarit me te ardhmen. Qytetari i dale nga keto luftera sic eshte ai i Kosoves ballafaqohet me nevojen qe...
...te sqarohen krimet e bera ndaj tij dhe vendit te tij e njekohesisht edhe me nevojen qe te adresoje ardhmerine qe te mos jetoje i mbyllur ne kafazin e se kaluares.
Ndermjet kesaj gare hyn ajo qe quhet perspektiva europiane. Qytetareve te Bosnjes e atyre te Kosoves tash u thuhet se kane nje perspektive europiane dhe se nuk duhet te merren shume me te kaluaren.
-Edhe ashtu do te jeni brenda 10-15 vjetesh ne Bashkimin Europian atebote lufterat nuk do te kene me sens - do tu thone dashamiret europiane boshnjakeve e kosovareve. Do te agjitohet keshtu per nje amnezi prej interesi nje harrese per hir te se ardhmes.
Problemi megjithate eshte se kujtimi nuk mund te ndrydhet deri ne fund dhe popujt e Ballkanit Perendimor do te hyjne me te vertetat e tyre per lufterat e ish-Jugosllavise. Dhe keto te verteta do te jene ne konflikt me njera-tjetren. E verteta serbe per luften ne Bosnje do te jete krejt tjeter prej asaj te banorit te Sarajeves
e verteta e policit serb per luften ne Kosove do te jete krejt tjeter prej familjes se mbijetuar te masakres ne cilindo fshat te Kosoves.
Me absorbimin e Ballkanit Perendimor Europa do te absorboje edhe te vertetat kundershtare.
2.
Problemi natyrisht nuk eshte vetem i kufizuar ne ballafaqimin e te vertetave per lufterat ne nje kornize te ardhshme europiane. Ka te beje me rrugen deri te arritja e asaj kornize te ardhshme europiane.
Gjate dialogut Serbi-Kosove perspektiva europiane nuk mund te fshehe faktin se ende jane pothuajse dy mije persona te zhdukur nga lufta e Kosoves. Ne negociatat e meparshme ne Vjene ceshtja e te zhdukurve u shnderrua ne nje pazar makaber te pushtetit serb nuk do te kthejme kaq kocka te zhdukurish nese ju nuk ktheni nje numer kockash te serbeve
Dhe tregtia me kocka nuk tregoi vetem mungesen e fondamentit moral por edhe mungesen e kujteses se nevojshme institucionale Serbia dhe perkrahesit e saj u perpoqen dhe deri diku paten sukses ne eliminimin e historise se represionit e te dhunes ndaj Kosoves si arsye per tere zhvillimin e nderhyrjes nderkombetare.
Amnezia prej interesi e mbeshtjelle me formulimin pajtues se te gjitha palet jane fajtore krijon situata ku behet perpjekja qe rendet juridike te ndertohen me mungese kujtese. Keshtu Serbia e cila do te duhej te mbante pergjegjesi te thelle morale per krimet ne Kosove shtroi para dy vjetesh ne thelb pyetjen e moralitetit te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Agresionin e saj ndaj Kosoves ia la komoditetit te amnezise.
3.
Amnezia per hir te interesit te perspektives europiane nuk do tu ndihmoje shoqerive te Ballkanit Perendimor. E verteta tradicionale serbe se ka zhvilluar luftera per mbrojtjen e serbeve fsheh natyren e vet te vertete te viteve te Milosheviqit ate te nje kombi qe zhvilloi lufte agresive kunder fqinjeve te vet. E verteta tradicionale do ta mbaje gjithnje te dhunshme shoqerine serbe. E njejta gje ndonese me permasa shume me te vogla vlen per te gjithe qe kaluan neper lufte madje edhe per shqiptaret. E verteta tradicionale shqiptare se ne luftuam per clirim pra nuk kemi bere krime do ballafaquar me nje test realiteti UK-ja nuk do mend se ka luftuar per lirine e vendit por ndonje pjesetar i saj ka mundur te beje krime qofte gjate qofte pas luftes. Dhe sado qe te jene te pakrahasueshme me krimet e shtetit si ne rastin e Serbise vazhdojne te kualifikohen si krime.
Por sado e nevojshme eshte e veshtire qe shoqerite te ballafaqohen me te kaluaren. Andaj nevojitet ndihma e BE-se qofte ne forme ndihme perkrahese qofte ne forme detyrimi. BE-ja do te munde te ndihmonte financimin e projekteve te ballafaqimit me te kaluaren por njekohesisht BE-ja do te duhej qe per vendet e Ballkanit Perendimor te vendoste ballafaqimin me te kaluaren si pjese te parakushteve per anetaresim ne BE. Nese Gjykata per Krime Lufte ne Hage ne rastin e Milutinovicit dhe te tjereve ka konstatuar pergjegjesine e drejtperdrejte te shtetit serb per luften ne Kosove dhe per kete ka shqiptuar denimet perkatese eshte e pakuptimte qe Serbia te jete anetare e BE-se nje dite pa u ballafaquar me te verteten ate te pergjegjesise se shtetit serb per luften dhe perndjekjen e civile deri ne kufijte e gjenocidit.
4.
Serbia Bosnja dhe Kosova jane tre shtete te nderlidhura nga lufterat pa fitues dhe humbes. Serbia si agresore nuk u mund e ndeshkua ushtarakisht nga bashkesia nderkombetare sic ndodhi me shtetet agresore ne Luften e Dyte Boterore. Dhe keto shtete mbeten te paperfunduara ne ushtrimin e sovranitetit apo ne funksionalitetin e tyre. Konflikti i paperfunduar zhvilloi te verteta te paperfunduara per luften te mbajtura gjalle ne shtetet e paperfunduara.
Te ketilla do ta kene edhe me te veshtire anetaresimin ne BE.