Masa kundër krizës, Greqi shkurton 20 mijë vende pune
Në kuadër të masave të kursimit sot qeveria greke ka shkurtuar 20 mijë të punësuar nga administrata shtetërore. Prej tyre 4 mijë dalin automatikisht në pension, ndërsa 16 mijë të tjerë futen në statusin personelit rezervë me 60% të rrogës bazë të tyrë, për të dalë në pension në fund të vitit 2013.
Me anë të kësaj mase do të kryhet një ristrukturim i sektorit shtetëror në Greqi, i cili numëron 17 ministri, 71 sekretari të përgjithshme dhe të veçanta, 150 drejtori të përgjithshme dhe 3753 departamente, administrata shtetërore në Greqi është një prej sektorëve më burokratikë në Evropë.
Lëvizja e dytë e shkurtimeve do të behët në janar, ku pritet që të largohen nga kompanitë gjysmë shtetërore mbi 12 mijë të punësuar. Sipas programit të masave të kursimit flitet se deri në vitin 2015 administrata shtetërore do të reduktohet me 300 mijë persona.