Drejtesia duhet te testohet nga publiku
Nga Kreshnik Spahiu
Me miratimin e Kushtetutes se Shqiperise ne vitin 1998 Shqiperia zgjodhi nje rruge Kushtetuese dhe ligjore te ngjashme me ate te vendeve Evropiane me te cilat ne kerkojme qe te bashkohemi ne nje te ardhme te afert. Do te ishte pak ose aspak e mundur qe nje demokraci e re dhe e brishte te rritej pa u ushqyer me transparence te institucioneve te saj pa i dhene qytetareve te drejten e informimit dhe pa dhene llogari tek ata qe votojne. E ne kete kuader sistemi i drejtesise ne teresi duke perfshire gjykatat prokurorine dhe organet zbatuese te vendimeve jane pjeset me delikate te ketij mekanizmi. Drejtesia kur i shmanget transparences humbet karakterin e saj asnjanes dhe behet objekt konspirativ. Drejtesia ne hije eshte fshehje ndaj ligjit dhe te vertetes drejtesia kerkon me shume drite e cila mund te garantohet vetem nepermjet te drejtes per informim.Ka qene gjithmone deshire dhe qellim i punes se Keshillit te Larte te Drejtesise qe ta beje te pakten sistemin gjyqesor ne varesi te tij transparent te hapur miqesor dhe profesional. Kjo reforme qe vazhdon ka qene dhe eshte nje perpjekje e vazhdueshme per te arritur keto standarde dhe per ti dhene drejtesise imazhin qe meriton. Keshilli Larte i Drejtesise me ndihmen e partnereve nderkombetare ka qene gjithmone aktiv ne kete drejtim. Duhet te permendim ketu ndihmen qe ka dhene misioni EURALIUS ndihmen qe ka dhene USAID por mbi te gjitha ndihmen qe ka dhene Projekti i Binjakezimit me Keshillin e Larte te Magjistratures se Italise. Suksesi qe arriti dhe propozimet qe la ai projekt sherbyen si embrion i projektit Per fuqizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise ne bashkepunim me Keshillin e Pergjithshem te Pushtetit Gjyqesor ne Spanje.Sot jemi mbledhur se bashku jo per te festuar nje dite historike por per te promovuar nje metodologji e cila i sherben historise se gjyqesorit dhe sistemit te drejtesise.Shqiperia nuk eshte me ajo e nje dekade me pare kur institucionet digjeshin ne flake dhe dokumentacioni i tyre behej shkrumb e hi. Disa prej gjykatave dhe arkivat e tyre si Shkodra Saranda Tepelena etj digjeshin nga anarkia duke mos lene asnje gjurme te veprimtarise funksionimit apo vendimeve gjyqesore te lidhura ngushta me te drejtat kushtetuese te qytetareve dhe publikut. Sot kalojme nga nje sistem primitiv ne nje sistem elektronik ku informacioni juridik eshte nje dritare e hapur e pushtetit gjyqesor. Ne sot kemi detyrimin qe ne cdo institucion te dokumentojme veprimet vendimet dhe gjithe ate cka do perbeje historine e sotme dhe te se ardhmes se gjyqesorit.Projekti ka si qellim rritjen e transparences me publikun dhe rritjen e aksesit te publikut ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe ne gjykata. Ne kete kuader koleget tane spanjolle kane propozuar ngritjen e Qendres se Dokumentimit Gjyqesor te cilen po e paraqesim perpara jush.Qendra ka si qellim kryesor mbledhjen e te gjitha vendimeve gjyqesore te gjykatave te shkalleve te para dhe te apeleve dhe berjen te mundur konsultimin e tyre nepermjet internetit nga te gjithe te interesuarit. Kjo nisme eshte edhe ne kuader te nismes qe prej vitesh kane marre 6 gjykata per te bere te mundur digjitalizimin e veprimtarise se tyre. Por ne si Keshill i Larte i Drejtesise synojme me shume. Koha qe publiku te verifikoj transparencen e gjykataveNe synojme qe ti ofrojme publikut nje mjet per te verifikuar transparencen e gjykatave dhe per te lehtesuar radhet qe krijohen ne gjykata per te marre kopje vendimesh apo informacione te tjera. Askush nuk mund ti vjedh te drejten te tjereve per te njohur realitetin dhe te verteten. Nga ana tjeter kjo Qender do ti sherbeje edhe gjyqtareve me shume.Nepermjet kesaj qendre publiku dhe vete gjyqtaret do te kene mundesine te ballafaqojne praktikat gjyqesore. Drejtesise me dy standarde po i vjen fundi per sa kohe praktikat do te jene te detyrueshme drejt unifikimit. Dosjet gjyqesore nuk do te lidhen me me spangon e nje viti me pare per ti zene me pas pluhuri i por do te jene pjese e analizave permanente dhe monitorimi vazhdues. Parimi Makiavelist i mbylljes se portave te kalase per te mos marr vesh sec behet nga publiku eshte i papranueshem ne nje shtet te se drejtes.Cilesia e gjykimeve dhe arsyetimi i vendimeveDuke qene nje baze e madhe te dhenash ajo do te sherbeje per te pasur nje veshtrim analitik dhe krahasues te punes te gjykatave ne ceshtje te caktuara dhe per te shkembyer mendime teorike- praktike midis kolegeve. Gjithashtu venia ne dispozicion te artikujve shkencore per ceshtje delikate te drejtesise dhe gjithashtu mundesia per tu lidhur me nje baze te dhenash ligjore do te beje te mundur rritjen e profesionalizmit dhe te eficences ne dhenien e vendimeve gjyqesore per te arritur ne standardet e partnereve tane evropiane.
Nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesis
6 Tetor 2010