Topi: Në këtë moment, me rëndësi stabiliteti politik

“Një klimë e qetësuar dhe e stabilizuar politike në vend, po ashtu dhe një bashkëveprim dhe koherencë e vendimmarrjeve të rëndësishme në këtë kuadër, do të ishin primare në këtë situatë, kur vendi ynë pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, deklaroi ai pas një takimi me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje se i takon klasës politike shqiptare që të reflektojë më tepër në këtë situatë duke parë dhe vendosur si prioritare në agjendën politike dhe interesat madhore të qytetarëve shqiptarë, sot e për të ardhmen”. Kryeparlamentari turk vuri në dukje se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Shqipërinë mike e fqinje me dëshirën e mirë për një finalizim pozitiv të aspiratës integruese të shtetit dhe të popullit shqiptar, duke vlerësuar dhe rolin institucional të Presidentit Topi në këtë drejtim. /Start/
2011-10-11 08:37