Hedhin në gjyq maternitetin, u dhanë beben e gabuar

E vërteta doli në shesh vetëm pasi ish-bashkëshorti i njërës prej nënave refuzoi të paguante para për mirëmbajtjen e vajzës së tyre, duke argumentuar se ajo nuk ngjante fare me të.
Testet e AND-së në bëra në qytetin Kopeisk treguan se vajza nuk ishte e prindërve që e rritën.
Policia më pas gjurmoi prindërit e vërtetë të vajzës, të cilët u zbulua se kishin rritur fëmijën e çiftit të ndarë. Por, vajza nuk dëshiron të largohet nga familja që e ka rritur.
Dy familjet në qytetin që shtrihet në Malet Urale tani kërkojnë 150 mijë dollarë dëmshpërblim.
Yuliya Belyaeva, nëna e divorcuar, e cila kreu testet e AND-së pasi ish-bashkëshorti nuk besonte që fëmija ishte i tij, kujton se në kohën kur lindi ishte një rrëmujë e jashtëzakonshme në maternitet por nuk i besohet se si mjekët kanë mundur ta bëjnë një gabim të tillë fatal.
Më tepër se prindërit, të shokuara janë vetë vajzat 12-vjeçare të cilat deri më tani besonin se po rriteshin me prindërit e tyre të vërtetë, ndërsa në skenë tanimë u kanë dalë të tjerë prindër./Start-/F. Prroni/
2011-10-10 18:26