Topi: Një botë në paqe me diversitet fetar

Në fjalën e mbajtur, kreu i shtetit shqiptar, theksoi edhe një herë harmoninë e plotë që ekziston midis komuniteteve fetare në Shqipëri.
“Këto monumente shpirtërore të ekuilibrit tonë kombëtar nuk janë vënë asnjëherë në dyshim dhe dëshmojnë se një bashkëjetesë e denjë kulturore dhe ndërfetare mund të ekzistojë vetëm mbi bazën e respektit për diversitetin”, ka thënë ai.
Sipas Topit, të gjithë duhet të kenë një rol të rëndësishëm për të luajtur në formësimin e një bote të re, ku diversiteti kulturor e fetar do të jenë guri i themelit për një paqe të qëndrueshme e për një të ardhme të begatë. “Aleanca e Qytetërimeve po luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet shoqërive, duke promovuar mirëkuptimin për të ndikuar në zbehjen e pabarazive që ekzistojnë sot në botë. Bota e sotme është thelbësisht e ndryshme nga bota e shumë viteve më parë. Ne sot jetojmë në një shoqëri e cila gdhendet dita ditës nga realiteti numerik, i cili me shpejtësinë e dritës ndryshon jo vetëm mënyrën tonë të jetesës, por formëson mendjet dhe idetë tona, duke na bërë përherë e më të zgjuar, më të pasur e më të shëndetshëm”, ka thënë më tej.
Topi tha se “është detyra jonë të kuptojmë forcat që udhëhoqën ndryshimin me emrin “Pranvera Arabe”, por që tashmë i kaloi kufijtë e pranverës. Ne duhet të marrim masa që t’i përgjigjemi këtij ndryshimi në mënyrë të tillë që të sigurojmë përparimin dhe zhvillimin e shoqërive tona, nëpërmjet respektit për diversitetin dhe kuriozitetit për të renë”.
Në rastin e Shqipërisë, presidenti përmendi miratimin e Strategjisë së Dialogut Ndërkulturor, Planin dyvjeçar të Veprimit, si dhe ngritjen e një Komitet ndër-dikasterial për ecurinë e këtyre dokumenteve themelorë.
Republika e Shqipërisë-vijoi kreu i shtetit- ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, vendet e Bashkimit Evropian, me vendet fqinj, vendet arabe, etj.
“Faktori shqiptar, i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, po luan një rol stabiliteti e sigurie, me frymë bashkëpunimi dhe ndër-këmbimi, politik, ekonomik e kulturor, pasi ne thellësisht besojmë se në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në kapërcimin e mentaliteteve konfliktuale, drejt zvetënimit të nacionalizmave politiko-historike, për një të ardhme e mirëqenie më të mirë të popujve tanë, një frymë kjo që po përçohet pozitivisht edhe nga shteti më i ri në rajonin tonë, Republika e Kosovës”, u shpreh. /Start/
2011-12-11 15:46